×
  • Auto
  • Auto

    Shtatë gabime që duhet t’i shmangni kur bëni marketing në Instagram

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Teknologjia moderne dhe rrjetet sociale kanë ndikuar në lehtësimin e shumë gjërave në jetën e njeriut, ndër to edhe të bërit biznes. Ditëve të sotme, prezenca online e një biznesi është shumë e rëndësishme. Instagrami konsiderohet ndër platformat kryesore për të bërë marketing dhe për t’i rritur bizneset.

    Mirëpo, cilat janë disa nga gabimet më të zakonshme të bizneseve kur bëjnë marketing në Instagram?

    1. Bio e keqe

    Bio duhet të jetë sa më e thjeshtë. Një bio e gjatë me shumë informacione rreth biznesit është shumë e mërzitshme. Mundohuni të cekni vetëm informacione të shkurta, koncize dhe të rëndësishme. Sa i përket produkteve, shfrytëzoni pjesën e “hyperlinks” për ta vendosur linkun i cili pastaj personat e interesuar i çon automatikisht tek produkti dhe aty mund të lexojnë rreth produktit apo shërbimeve. Keni parasysh se edhe përdorimi i emojis mund ta lehtësojë mesazhin për audiencën tuaj.

    1. Faqja është private

    Duke e mbajtur faqen private, ju vendosni kufizime për njerëzit. Një llogari personale është e kuptueshme nëse është private por jo e njëjta duhet të ndodhë me faqet e biznesit, të cilat duhet të jenë të qasshme për audiencën. Një faqe private zbehë mundësinë për të tërhequr klientë dhe për të rritur numrin e ndjekësve.

    1. Postimi i përmbajtjeve jo të mira dhe fotove jo-kualitative

    Për t’i bërë marketing të mirë biznesit tuaj nëpërmjet Instagramit, një rëndësi e posaçme duhet t’ju kushtohet postimeve. Jo gjithmonë disa gjëra që postohen nëpër llogari private janë të përshtatshme edhe për faqet e biznesit. Përmbajtjet si: shkrime, foto apo video, duhet të lidhen me biznesin. Gjithashtu, kushtoni rëndësi edhe cilësisë së fotografive dhe videove që tregojnë për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve që biznesi ofron.

    1. Përdorimi i gabueshëm i hashtags

    Hashtags janë element thelbësor i marketingut në Instagram. Ato mund të përdoren për të promovuar emrin e biznesit. Që hashtags të jenë efektiv, duhet t’i përdorni drejtë. Ideja e përdorimit të hashtags është që të jenë më lehtë të kërkueshëm, ndërsa përdorimi i gabuar ose edhe i tepërt i hashtags mund të dëmtojë emrin e biznesit.

    1. Blerja e ndjekësve (followers)

    Në vend se të merrni ndjekës në mënyrë artificiale, mundohuni ta bëni atë në mënyrë organike. Kjo konsiderohet një ndër metodat më artificiale për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me ndjekësit tuaj. Ndjekësit nuk është mirë të blihen për dy arsye:

    a. Ka më pak ndërveprim. Ndjekësit që blihen në Instagram, mund të mos kenë interes për faqen tuaj apo për produktet e juaja, prandaj kjo nuk ju çon asgjëkundi.

    b. Humbje e reputacionit. Etika e një biznesi është shumë e rëndësishme për audiencën. Prandaj, blerja e ndjekësve është diçka që mund të vërehet nga audienca dhe kjo e vë në dyshim integritetin e një biznesi.

    1. Nëse nuk ju ktheni përgjigje ndjekësve

    Duke mos ju përgjigjur ndjekësve, mund të jeni duke e dëmtuar biznesin tuaj. Nëse ndonjëri nga ndjekësit ju pyet diçka lidhur me produktet apo shërbimet, merrni mundin që t’ju ktheni një përgjigje. Edhe nëse ndjekësit po ju japin vetëm sugjerime, pranoni dhe përgjigjuni me modesti. Gjithashtu, çdo klient ose ndjekës mund të ketë nevojë për ndihmë në lidhje me produktet ose markën tuaj. Ju duhet t’u ofroni atyre shërbim të mirëfilltë.

    1. Të qenit jo aktiv

    Sa më shumë që postoni, aq më shume ndjekës do të keni. Bëni një plan se çka do të postoni secilën ditë dhe ndiqni atë plan. Mundohuni që postimet t’i bëni sa më kreative./AkademiPune/

    Nga Rubrika
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Auto19 Dhjetor 2024
    Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian u ulën me rreth dy për qind në muajin nëntor, treguan të dhënat nga...
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.