×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria kompletohet, nisin përgatitjet për sfidat vendimtare të tetorit

    FrontOnline
    04 Tetor 2021

    Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të radhës për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

    Kuqezinjtë kanë mbërritur në kompleksin Tropikal gjatë të dielës dhe të hënës, me grupin që është plotësuar gjatë orëve të pasdites. Të fundit që i janë bashkuar ekipit kanë qenë Myrto Uzuni, Elseid Hysaj, Ermir Lenjani, Ivan Balliu, Ylber Ramadani dhe Keidi Bare.

    Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit të tij teknik, ekipi ka zhvilluar një seancë të plotë gjatë pasdites së sotme. Një pjesë e lojtarëve, të cilët kanë qenë të impenjuar gjatë të dielës me kubet e tyre kanë zhvilluar përgatitje me intensitet të reduktuar, ndërsa të tjerët janë stërvitur normalisht.

    Ndërkaq, skuadra do të vijojë me të njëjtin program edhe në ditët në vazhdim, teksa stafi teknik do të ketë të paktën 6 ditë për të përgatitur sfidën e parë me Hungarinë, që luhet më 9 tetor në Budapest e më pas kuqezinjtë do të sfidojnë Poloninë më 12 tetor në stadiumin “Air Albania”.

    Këto janë dy sfidat vendimtare për Shqipërinë në rrugën për të siguruar një biletë për në fazë play-off të Botërorit. Aktualisht, përfaqësuesja kuqezi renditet e dyta në Grupin I.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Sport27 Prill 2024
    Borussia Dortmund me mendjen në ndeshjen gjysmëfinale të  Champions League me Paris Saint-Germain është mposhtur të shtunën në Bundesliga nga Leipzig. Ndeshja...
    Sport27 Prill 2024
    Manchester United ka vendosur që vetëm 10 lojtarë aktualisht në klub janë të pashitshëm përpara afatit kalimtar të verës. Ka qenë një...
    Të tjera
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kujtuar Masakrën e Mejës në ditën e të zhdukurve me dhunë. Gërvalla tha se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.