×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri, 10 mijë fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën kthehen në klasa

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Nxënësit e klasave të para deri në të pestën, të cilët nuk kanë mundur të ndjekin mësimin në distancë apo kanë punuar pjesërisht në shtëpi gjatë periudhës mars – qershor për shkak të situatës se koronavirusit do të rikthehen në bankat e shkollës në 31 gusht deri më 11 shtator.

    Në çdo klasë që nuk duhet të ketë më shumë se 10 fëmijë në të e ku distanca nga banka në bankë do të jetë 1.5 metra do të zhvillohen 40 orë mësimore për dy javë. Gjysma e orëve për lëndën e gjuhës shqipe e gjysma tjetër për matematikën. Mësimi do të nisë në orën 8, ndërsa një orë do të zgjasë 45 minuta.

    Sipas sondazheve të Ministrisë së Arsimit për pjesëmarrjen e nxënësve në procesin mësimor online me mbylljen e institucioneve arsimore rezultoi që afërsisht 10000 fëmijë nga arsimi parauniversitar nuk ishin prezent në mësim për shkak te zonave të thella gjeografike ku jetonin apo pasi ishin pjesë e shtresave vulnerabël.

    Megjithatë sërish, drejtorët e shkollave në bashkëpunim me mësuesit e arsimit fillor po hartojnë listën e nxënësve që kanë humbur orët mësimore për të llogaritur shkollat që duhet të hapin dyert për dy javë.

    Më tej do të caktohet stafi pedagogjik që do të japë mësimin plotësues dhe do të njoftohen prindërit e nxënësve mbi qëllimin e këtij programi, që veç detyrimit për t’u siguruar të gjithë nxënësve të drejtën për t’u arsimuar, synon jo vetëm arritjet e nxënësve, por edhe mirëqenien emocionale të tyre për të qenë pranë mësuesve dhe shoqërisë së klasës.

    Megjithatë, mësimi gjatë kësaj kohë nuk do të ketë vlerësim me notë. Ndërsa do të jenë zyrat vendore arsimore në komunikim me bashkinë që do të bëjnë dhe dezinfektimin e ambienteve.

    Si dhe do të hartohet një rregullore e thjeshtë për shmangien e grumbullimeve dhe kushteve higjiene-sanitare, që mund të shërbejë edhe për fillimin e vitit të ri shkollor më 14 shtator./tch

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.