Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se situata është e rëndë, por edhe më tutje e menaxhueshme.
“Unë mendoj që situata është e rëndë, por edhe më tutje e menaxhueshme, në të njejtën kohë krejt bota është ka kontribuon”, u shpreh Ahmeti.
Ahmeti gjithashtu ka treguar se Komuna e Prishtinës i ka porositur 20 mijë teste serologjike, teksa 8 mijë veçse janë duke pritur në kufi për të hyrë në Kosovë.
“I kemi porositur 20 mijë teste serologjike, 8 mijë teste janë duke pritur në kufi për të marrë leje nga qeveria. Nuk mendoj që qeveria do ta bllokojë”, tha Ahmeti në Rubikon.