×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shkuarja e deputetëve në pushim pa e miratuar planin e rimëkëmbjes do të ishte turp i madh”

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Me gjithë vërejtjet, odat ekonomike po kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës, që sa më parë të shqyrtojnë dhe miratojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

    Duke i parë vështirësitë e mëdha me të cilat po ballafaqohen bizneset dhe punëtorët, po ashtu kanë thënë se do të ishte turp i madh që deputetët të shkojnë në pushim veror pa e përfunduar në tërësi këtë projektligj.

    Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), Skënder Krasniqi ka thënë për KosovaPress, se fatkeqësia më e madhe është që institucionet e vendit nuk kanë reaguar për pasojat e shkaktuara nga pandemia te bizneset, ashtu siç reaguan shumica e vendeve të tjera.

    Kryetari Krasniqi ka thënë se as qeveria dhe as kuvendi, nuk kanë vullnet për përkrahjen e bizneseve dhe të qytetarëve.

    Krasniqi: Kuvendi dhe partitë të reflektojnë për mbështetjen e bizneseve

    “Tani Kosova në vend që të reagojë shpejt gjatë këtyre muajve, po vazhdon me një ngadalësim qysh prej fillimit e deri më tani për të mos iu dalë në përkrahje bizneseve dhe qytetarëve. Gati pesë muaj që nga fillimi i pandemisë, biznesi nuk ka përfituar asnjë cent përkrahje për mbulimin e shpenzimeve operative dhe nuk iu është krijuar mundësia që të marrin kredi me kamata më të ulëta, nuk është përkrahur punëtori në sektorin privat. Kanë dalë vetëm një pjesë prej 170 euro deri më tani dhe jo të gjitha. Pra, po flasim për pesë muaj, ndërkohë që të ardhurat janë vetëm për një muaj. Ndërsa, edhe qiratë vetëm një pjesë janë mbuluar… (07’45) Nuk do të dëshironim të vjen deri ta ajo (me shkua deputetët në pushim), nuk do të dëshironim që shteti të kolapsohet me ulje të të hyrave. Do të dëshironim që të kemi një bashkëpunim më të mirë, që qeveria dhe parlamenti, si dhe partitë politike të reflektojnë në përputhje me situatën, sepse kemi një gjendje jashtëzakonisht të keqe”, thotë Krasniqi.

    Përveç kësaj, Krasniqi ka vërejtje edhe me masat e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, për të cilin pret që të merren parasysh kërkesat e OAK-së dhe të bizneseve gjatë shqyrtimit në Kuvend. Teksa shton se injorimi i bizneseve në këto kërkesa do të mund të reflektojë në një rritje më të madhe të papunësisë, në zvogëlim të të hyrave për shtetin dhe në shkatërrimin e shumë bizneseve.

    Krasniqi: Në projektligj nuk janë përfshirë një pjesë e madhe e kërkesave

    “Praktikisht ne jemi të pakënaqur me masat të cilat do t’i marrë qeveria me këtë projektligj, sepse nuk janë përfshirë një pjesë e madhe e kërkesave tona. Kërkesat tona kanë qenë që TVSH-ja për turizëm, për agro-biznese, hoteleri dhe ushqim të ulët në 5 përqind. Po ashtu, kërkesat tona kanë qenë që prodhimi vendor të subvencionohet gjatë blerjes në arkë. Kërkesat tona kanë qenë që biznesi për eksport të subvencionohet me 10 përqind, si dhe ka kërkesa të tjera për përkrahje për paga të cilat nuk janë të parapara… Këto kërkesa tona ende nuk janë detajuar as me këtë projektligj dhe është shumë larg kërkesave që i ka biznesi, në gjendjen në të cilinë jemi edhe ashtu të vonuar. Do t’i dërgojmë edhe parlamentit dhe deputetëve këto kërkesa dhe aty do të ndryshojnë këto kërkesa në përputhje me interesat e qytetarëve dhe biznesit… Injorimi i biznesit në këto kërkesa do të reflektoj në një rritje më të madhe të papunësisë, në zvogëlim të të hyrave për shtetin dhe në shkatërrimin e shumë bizneseve dhe falimentim enorm që do të reflektoj edhe në rritjen e pakënaqësisë së qytetarëve tanë”, thotë ai.

    Edhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka ka thënë për KosovaPress, se institucionet e Kosovës janë vonuar tej mase në aprovimin e pakove të përkrahjes për ndërmarrjet edhe për punonjësit e goditur nga Covid-19, teksa thotë se vendet tjera të rajonit kanë aprovuar edhe pako të treta për ndërhyrjen e shtetit në mbështetje të ekonomisë, në rend të parë të sektorit privat, i cili është më i godituri pas shpërthimit të pandemisë Covid-19.

    Zeka: Të veprohet shpejt në parlament për miratimin e planit të rimëkëmbjes ekonomike

    “Pavarësisht vonesave, ne megjithatë kemi mirëpritur aprovimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike. Si Odë Ekonomike Amerikane edhe para aprovimit të projektligjit për disa muaj prej shpërthimit të pandemisë, kemi ofruar rekomandimet tona por kemi pasur edhe komente specifike pas draftimit të projektligjit, të cilat i kemi dorëzuar te qeveria, do të shohim nëse janë marrë parasysh në këtë version që tashmë është proceduar nga ana e Qeverisë te Kuvendi dhe besoj që edhe komentet tjera që bizneset mund të kenë, do të mund t’i adresojmë edhe në fazën e diskutimit publik në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Është me rëndësi që të veprohet shpejt, është me rëndësi që dinamika e shqyrtimit nga ana e Komisionit përkatës parlamentar të jetë e shpejt”, thotë Zeka.

    Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë për KosovaPress, se shumë biznese janë detyruar të largohen nga tregu për shkak të pasojave të mëdha që janë shkaktuar nga Covid-19.

    Rukiqi për këtë ka kërkuar nga Kuvendi që sa më parë ta shqyrton projektligjin e pakos për rimëkëmbje ekonomike, dhe deputetët të mos shkojnë në pushim pasi do të ishte një turp i madh.

    Rukiqi: Pa i sigurua vendit një bazë për rimëkëmbje ekonomike do të ishte turp të shkojnë në pushime

    “Shkuarja në pushim pa i sigurua vendit një bazë për rimëkëmbje ekonomike do të ishte një turp i madh… Pasojat veç janë prezentë, kjo vonesa në përkrahjen nga ana e shtetit për bizneset, për sektorin privat, tashmë veç ka krijuar kushte që një pjesë e tyre të largohen nga tregu dhe një pjesë e vendeve të punës humben për shkak se është vështirë t’i mbajnë pa një përkrahje të drejtpërdrejt, pa qasje në financa në sistemin bankar dhe pa e pasur këtë perspektivën e rritjes së fuqisë blerëse. Të gjitha këto kanë ndikuar që qarkullimet e bizneseve të jenë në nivel të tillë që ia pamundësojnë operimin më tutje me kapacitet të plotë dhe kjo zakonisht pastaj përcillet me largimin e një numri të punëtorëve”, thotë Rukiqi.

    Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës nuk ka konfirmuar për KosovaPress, se kur do të shkojnë deputetët në pushim, derisa në përvojat e kaluara pushimet e të zgjedhurve kanë qenë çdoherë në muajin gusht.

    Ndryshe, më 22 korrik, Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe proceduar në Kuvend projektligjin e pakos për rimëkëmbje ekonomike, e po ashtu me anë të këtij projektligji është paraparë edhe tërheqja 10 përqind të mjeteve të Trustit pa tatim, megjithatë nuk është paraparë kompensimi.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi shpesh ndan fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Edhe sot...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter i një spitali u rrëzua mëngjesin e së dielës në Turqinë jugperëndimore, duke vrarë të katër personat në bord. Dy...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndalimi i TikTokut është, siç u...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në Facebookun e tij pamje nga Porti i Durrësit. Ai është shprehur se numri i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një 69-vjeçar ka humbur jetën sot në Korçë, pasi ka rënë nga rimorkio e traktorit. Policia ka bërë të ditur se 69-vjeçar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.