×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkon në afro 947 mijë numri i rasteve me COVID-19 në Rusi

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Numri i rasteve me koronavirusin në Rusi ka arritur në afro 947 mijë ndërsa bilanci i viktimave ka kaluar shifrën 16 mijë.

    Qendra për kontrollin dhe parandalimin e infeksioneve të koronavirusit njoftoi se me 4.870 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 946.976 ndërsa me 90 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 16.189.

    Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 761.330 me 5.817 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,5 për qind dhe tek 26,5 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

    Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 690 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 255.826, ndërsa me 12 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.710.

    – Deri më sot në Rusi janë kryer 33.8 milionë teste

    Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 304 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 33.8 milionë.

    Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.

    Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.

    Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor.

    Pasi më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia ka rifilluar në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Tanzaninë dhe Zvicrën.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.