Një shpërthim masiv i koronavirusit në një shkollë islamike, e cila rezultoi në më shumë se 100 raste, u nxit nga mbledhja e një familjeje në Victoria.
Shpërthimi në Kolegjin Al-Taqwa në perëndim të Melburnit të Australi është i dyti më i madh që ka parë shteti, me 102 raste të konfirmuara të mërkurën.
Shpërthimi lidhej me një grumbullim të madh familjar në të njëjtën zonë, konfirmuan zyrtarët shëndetësorë australianë.
Shumë nga rastet ishin studentë në klasë të 11-të dhe 12të, derisa disa mësues gjithashtu rezultuan pozitiv për Covid-19.
Shkolla, në periferinë perëndimore të Melburnit në Truganina, u mbyll në 29 maj pasi një anëtar i stafit testoi pozitiv për virusin.
Por numri i rasteve u rrit shpejt, duke bërë që autoritetet shëndetësore të nxisin të gjithë 2,000 studentët dhe 300 stafin që të izolohen para se të testohen.
Shefi i shëndetësisë Brett Sutton tha se shkalla e transmetimit në mesin e studentëve ishte ‘e lartë’.