
Podujeva ishte një ndër komunat e para në Kosovë që është prekur nga pandemia Covid-19.
Madje një 85 vjeçar nga fshati Dumnicë, në Podujevë ishte viktima e parë nga ky virus në vend, raporton “Front Online”.
Nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë për “Front Online”, se 9 personat e prekur nga Coronavirus në këtë komunë, tashmë janë shëruar.
“Kjo nuk është duke më penguar dhe jam duke e menaxhuar situatën me COVID-19, në regjionin e Komunës së Podujevës. Deri më tani kemi vetëm 9 persona të prekur me Coronavirus dhe shumica prej tyre janë shëruar. Disa janë ende në vetë izolim në shtëpi”, ka thënë Rudari, raporton Front Online.
Rudari ka dhënë detaje shtesë për këto 9 raste.
“Deri më tani 4 persona janë të shëruar klinikisht, 1 ka vdekur, pra rasti i parë në Podujevë, si dhe 4 të tjerë janë ende në izolim shtëpiak që kanë rezultuar negativ dhe pritet që ta përfundojnë edhe izolimin shtëpiak”, ka thënë ndër të tjera ai për “Front Online”.
E për qytetarët në Podujevë nuk janë duke munguar ndihmat.
“Tani jemi duke u marrë me qytetarët, me pako dhe me ndihma që i kemi miratuar në Kuvend Komunal. Jemi duke i shpërndarë ato dhe jemi duke u marrë edhe me aktivitetet të tjera ditore”, ka thënë Rudari. /Front Online