×
  • Lajme
  • Lajme

    Shënohet përvjetori i pavarësisë së ShBA-ve edhe në Prishtinë

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Me organizime simbolike, shoqata “Miqtë e Amerikës”, kanë shënuar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pranë bulevardit “Bill Clinton”, të shtunën pjesëtarë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinës, kanë ngritur flamurin në shtizë, për të falënderuar Amerikën për ndihmën e dhënë gjatë këtyre viteve.

    Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi tha se në përvjetorin e 244 të pavarësisë së ShBA-ve me veprimeve simbolike po shënojnë këtë 4 korrik, për të treguar respektin ndaj tyre, të cilët edhe më tutje përkrahin popullin e Kosovës.

    “Në këtë mënyrë kemi dashur të tregojmë dhe nderojmë popullit amerikan, institucioneve amerikane, qytetarit të thjesht amerikan që populli i Kosovës dinë të bëjë organizime të tilla edhe në kohë pandemie, edhe në kohën kur është rreziku shëndetësor në Kosovë, edhe në rajon dhe botë. Mirëpo njëkohësisht kemi dashur të tregojmë që nuk do të na ndalë as shëndeti, as rreziku nga shëndeti, as rreziku i çfarëdo natyre qoftë që të tregojmë respekt me veprime simbolike ndaj shtetit tonë aleat. Shteti i cili na është gjetur në ditët më të vështira, i cili është shtet formues i shtetit tonë”, tha Rexhepi.

    Rexhepi ndër të tjera tha se institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente në ruajtjen e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    E drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Avdyl Pacolli tha se ky organizim është shumë i rëndësishëm, për shkak se sipas tij, falë ShBA-ve dhe UÇK-së, sot Kosova gëzon lirinë.

    “Do të doja që përkundër këtij fakti që në të ardhmen përkundër angazhimit të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agim Rexhepit që është urë lidhëse në mes institucioneve të Kosovës, që në përvjetorin e ardhshëm edhe shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin sa më shpejt”, u shpreh ai.

    Në emër të zjarrfikësve, Muharrem Beka tha se me këtë organizimi të shoqatës së “Miqve të Amerikës”, shprehin falënderimin ndaj ShBA-së për ndihmën që i ka dhënë Kosovës.

    “Jemi mirënjohës, faleminderit Amerikë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe dhashtë Zoti viteve të tjera të festojmë në kushte të tjera”, ka shtuar Beka.

    Edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur besimin se gjithë populli i Kosovës është me këtë vend.

    “Amerika ka shumë më shumë miq se sa që përfaqëson një shoqatë. Anë e kënd populli shqiptar besoj që është me Amerikën. Në këtë ditë të madhe të shënimit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara edhe ne i jemi përgjigju ftesës nga shoqata. I dëshirojmë popullit amerikan i urojmë në këtë ditë të madhe të pavarësisë”, ka thënë ai.

    Në nderim të Ditës së Pavarësisë së SHBA, shoqata “Miqtë e Amerikës”, kanë organizuar pastrimin e sheshit “Bill Clinton”, nga zjarrfikësit, shkruan Kosova Press.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.