×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shëngjini i përgjysmon çmimet për pushuesit kosovarë

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Drejtori i kompanisë turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj në një intervistë për Front Online ka thënë se pushuesit kosovarë këtë vit mund të marrin oferta të përgjysmuara në plazhet e bukura të Shëngjinit.

    LEXO EDHE: Bregdeti shqiptar sivjet me superoferta, këto janë çmimet atraktive të hoteleve

    “Ne si ‘Sharr Travel’ kemi oferta shumë të lira. Po e nisim nga destinacioni më i afërt që është Shëngjini. E kemi top-ofertën për vetëm 30 euro për person, me mëngjes e darkë. Fjetja në hotel, shfrytëzimi i pishinës si dhe i plazheve. Si dhe disa shërbime tjera shtesë në këtë hotel që ofrohen gratis si këndi i lojërave dhe animacione të ndryshme që ofrohen”, tha Kurtishaj.

    Sipas tij, në krahasim me vitet paraprake kur ofertat ishin me çmime më të larta, tanimë pushuesit nga Kosova pushimet mund t’i kalojnë me një çmim shumë të lirë, si rezultat i bashkëpunimit të mirëfilltë të “Sharr Travel” me hotelet në Shqipëri.

    Ai përmendi edhe një prej hoteleve prestigjioze që ndodhet në plazhet e Shëngjinit, “Hotel Rafaelo”, për të cilin thotë se qëndrimi për dy netë në këtë hotel nga çmimi 58 euro sa ishte vitin e kaluar, tashmë pushuesit mund të paguajnë me çmim prej 30 eurove.

    “Nëse flasim për vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore, kjo ofertë ka qenë diku rreth 50 euro, e këtë vit vetëm 30 euro apo thënë shkurt sot në ‘Sharr Travel’  për dy net qëndrimi në hotel ‘Rafaelo’ paguhen vetëm 58 euro. Është një zbritje e madhe, është nder i madh që ju ka bërë qytetarëve të Kosovës nga ana e ‘Rafaelo Resort’, që ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit tonë të përbashkët”, ka pohuar më tej Kurtishaj për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, për FrontOnline, thotë se në Kosovë ka punëtor që punon 300 orë...
    Lajme29 Tetor 2024
    Inspektorati policor i Kosovës tha se brenda tri vitesh në katër komunat e veriut ka pranuar 180 ankesa dhe informata nga qytetarët...
    Lajme29 Tetor 2024
    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në një prononcim për FrontOnline premtimin e Qeverisë Kurti se do të rriste numrin...
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i BSKPK-së, Atdhe Hykolli, thotë për FrontOnline, se kanë pasur kërkesë edhe vetë si sindikatë që të ketë numër me të...
    Lajme29 Tetor 2024
    Varrimi i Auron Myftarit, që dyshohet se u ther për vdekje në Prishtinë nga vëllai tjetër, Gent Myftari, do të bëhet sot...
    Lajme29 Tetor 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se në takimin e kaluar në nivel të kryenegociatorëve nuk pati...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së, Fitim Haziri, për FrontOnline, thotë se synim i tyre gjithmonë ka qenë fuqizimi i Inspektoratit të Punës. ‘’Si Lëvizje...
    Lajme29 Tetor 2024
    ‘’Programi 8 orë punë”, do të promovojmë punën 8 orë në ditë – 40 orë në javë për punëtorët. Për ta arritur...
    Lajme29 Tetor 2024
    Sot vazhdon procesi gjyqësor në rastin “Thaçi dhe të tjerët në Hagë. Seanca në Gjykatën Speciale nis në ora 09:00 dhe mbahet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.