×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bregdeti shqiptar sivjet me superoferta, këto janë çmimet atraktive të hoteleve

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Tashmë ka filluar sezoni veror i pushimeve. E, bregdeti shqiptar mbetet alternativa më e mirë për pushuesit nga Kosova. Kompania turstike “Sharr Travel” edhe këtë vit është kujdesur për qytetarët tanë duke u ofruar atyre oferta prej më të mirave.

    Drejtori i “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, në një intervistë për Front Online ka thënë se pavarësisht situatës aktuale me ballafaqimin e pandemisë Covid-19, edhe këtë vit kërkesat e pushuesve nuk janë ndalur.

    Madje, ai thotë se këto oferta tanimë për pushuesit nga Kosova janë shumë herë më të lira sesa viteve të kaluara.

     Shëngjini i përgjysmon çmimet për pushuesit kosovarë

    “Ne si ‘Sharr Travel’ kemi oferta shumë të lira. Po e nisim nga destinacioni më i afërt që është Shëngjini. E kemi top-ofertën për vetëm 30 euro për person, me mëngjes e darkë. Fjetja në hotel, shfrytëzimi i pishinës si dhe i plazheve. Si dhe disa shërbime tjera shtesë në këtë hotel që ofrohen gratis si këndi i lojërave dhe animacione të ndryshme që ofrohen”, tha Kurtishaj.

    Sipas tij, në krahasim me vitet paraprake kur ofertat ishin me çmime më të larta, tanimë pushuesit nga Kosova pushimet mund t’i kalojnë me një çmim shumë të lirë, si rezultat i bashkëpunimit të mirëfilltë të “Sharr Travel” me hotelet në Shqipëri.

    Ai përmendi edhe një prej hoteleve prestigjioze që ndodhet në plazhet e Shëngjinit, “Hotel Rafaelo”, për të cilin thotë se qëndrimi për dy netë në këtë hotel nga çmimi 58 euro sa ishte vitin e kaluar, tashmë pushuesit mund të paguajnë me çmim prej 30 eurove.

    “Nëse flasim për vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore, kjo ofertë ka qenë diku rreth 50 euro, e këtë vit vetëm 30 euro apo thënë shkurt sot në ‘Sharr Travel’  për dy net qëndrimi në hotel ‘Rafaelo’ paguhen vetëm 58 euro. Është një zbritje e madhe, është nder i madh që ju ka bërë qytetarëve të Kosovës nga ana e ‘Rafaelo Resort’, që ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit tonë të përbashkët”, ka pohuar më tej Kurtishaj për Front Online.

     Durrësi, destinacioni kryesor me super ofertat për këtë vit

    Plazhet e Durrësit edhe për këtë vit mbeten destinacionet më të pëlqyera për pushuesit.

    Drejtori i kompanisë turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë për Front Online se ky qytet tashmë prej vitit 2018 karakterizohet me komplekse të mirëfillta si dhe ofrimin e shërbimeve më të mira që pushuesit kosovarë mund t’i shijojnë me çmime shumë më të lira.

    “Durrësi i vitit 2018. Kur aty tashmë kemi komplekse të mirëfillta turistike, kemi kapacitete dhe një strukturim të mirëfilltë të hoteleve, kemi kuzhinë shumë të mirë dhe shërbim shumë cilësor”, tha Kurtishaj.

    Në mesin e shumë hoteleve me të cilat “Sharr Travel” ka bashkëpunim, ai ka përmendur “Grand Blue Fafa”, oferta për të cilin këtë vit është 54 euro për dallim nga viti i kaluar sa ishte 70 euro.

    “Oferta nga ‘Grand Blue Fafa’ me çmime shumë të lira. Vitin e kaluar kjo ofertë është shitur me 70 euro all incluzive, dhe këtë vit është vetëm 54 euro. Kjo është zbritje e madhe që ju ka bërë klientit të ‘Sharr Travel”, ka pohuar Kurtishaj.

    Ai po ashtu ka përmendur edhe “Hotel Bonita” i cili ndodhet në plazhet e bukura të Durrësit.

    “Hotel ‘Bonita’ në Durrës është i njohur për qytetarët e Kosovës, sepse përvec tyre kanë pushuar edhe diaspora. Vitin e kaluar në këtë hotel vetëm fjeta me mëngjes për dhomën dyshe ka qenë 100 euro ndërkaq, këtë vit është fjetje me mëngjes dhe me darkë, shfrytëzimi i pishinës dhe shërbime tjera të hotelit janë vetëm me 70 euro”, tha Kurtishaj për Front Online.

    Ai ka veçuar edhe “Hotel Harmonia” për të cilin thotë se megjithëse traditën e madhe që ka në hoteleri, ky hotel ofron një ambient fantastik për pushime me një zbritje të konsiderueshme për ta.

    “”Harmonia Hotel” apo ndryshe “As Hotel” i cili tashmë ka një traditë të mikpritjes, një shërbim shumë profesional. Një hotel i konstruktuar në kuptimin e dhomave, një ambient të mrekullueshëm, ku për çdo natë ka edhe muzikë.”, ka veçuar Kurtishaj.

    Ai tha se ofertat për këtë vit në plazhet e Durrësit me të cilat “Sharr Travel”, tanimë ofron rreth 40 për qind zbritje.

    “Të gjitha hotelet në Durrës që ne i kemi si oferta kryesore e kanë një zbritje të konsiderueshme duke filluar nga 15 euro deri në 30 euro apo diku 35-45 për qind në krahasim me vitin e kaluar”, tha mes tjerash Kurtishaj.

    Kurtishaj ka përmendur edhe pushuesit kosovarë të cilët përveç që udhëtojnë me makinat e tyre, ata ofertat e akomodimit në hotelet në bregdetin shqiptar po i marrin përmes kompanisë “Sharr Travel”.

    “Shumë qytetarë këtë vit udhëtojnë me makinat e tyre. Dhe ne ju ofrojmë shërbime të hotelit me çmime shumë të mira. Dhe sigurisht klientët e ‘Sharr Travel’ kanë një trajtim krejt ndryshe”, theksoi ai për Front Online.

    Rriten mbi 20% kërkesat e pushuesve drejt Vlorës

    Edhe bregdeti që ndodhet në qytetin e bukur të Vlorës ku përveç vendeve historike që pushuesit kosovarë mund t’i vizitojnë, ata mund të marrin oferta të ndryshme për akomodim me një çmim shumë të lirë.

    Drejtori i kompanisë turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj ka përmendur për disa prej hoteleve për akomodim në Vlorë.

    “Në Vlorë ne përfaqësohemi me ‘Hotel Regina’ – Blue dhe City si dhe disa hotele të tjera që gjithmonë ofrojnë shërbime të mira dhe oferta të lira. Vitin e kaluar te ky hotel ka qenë çmimi 100 euro dhe këtë vit kemi në shitje ofertën me 90 euro që përfshijnë mëngjesin, darkën, çadrat në det, plazhet private si dhe shërbime tjera”, tha Kurtishaj për Front Online.

    Ai tha se këtë vit, me gjithë përhapjen e pandemisë Covid-19, për mbi 20 për qind është rritur interesimi i pushuesve kosovarë për t’i kaluar pushimet në Vlorë.

    Këto janë ofertat me super çmime në Ksamil e Sarandë

     Drejtori i kompanisë turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj për Front Online ka përmendur edhe disa prej hoteleve që ndodhen në plazhet e Sarandës.

    E, për të cilat thotë se për dallim nga viti i kaluar sa ishte çmimi prej 45 euro, tanimë pushuesit për akomodim mund të paguajnë vetëm 27 euro për një natë në një prej hoteleve që ofrojnë shërbimet më të mira.

    “Hotelet në Sarandë që vitin e kaluar kanë qenë me çmim 45 euro këtë vit janë me 27 euro për një natë. Kemi një mori të ofertave të gjitha në zbritje duke përfshirë ‘Hotel Oazë’, ‘Hotel Aulona’, ‘Hotel Mediteran’, ‘Hotel Nertil’, ‘Hotel Grandi’, ‘Hotel Barracuda’ si dhe hotele të tjera që janë të standardizuara me katër yje”, tha më tutje Kurtishaj.

    Për ishujt me një pamje fantastike që ofron Ksamili, Kurtishaj pret që këtë vit të rritet kërkesa e pushuesve për t’i kaluar pushimet në atë pjesë të bregdetit shqiptar.

    “Ksamili është një perlë. Saranda ndryshe njihet si Saranda 3D që ofron det, dashuri dhe diell, bashkë me ishujt që shkëlqejnë. Pres që Ksamili këtë vit të ketë një kërkesë më të madhe”, tha më tutje ai.

    Kurtishaj ka vlerësuar se edhe vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për futjen në karantinë për katër komunat e vendit, është një bllokadë e jo zgjidhje.

    “Sepse pengesë të madhe sa i përket këtyre destinacioneve ka paraqitur vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës ndaj kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Bllokada apo kufizimet nuk janë zgjidhje”, pohoi ai.

    Sipas Kurtishajt, vetëm gjatë vitit të kaluar numri i pushuesve kosovarë ishte mbi 2.150 milionë që kanë kaluar përmes kufijve Kosovë – Shqipëri.

    “Gjatë vitit 2019 në Shqipëri hyrje kanë qenë mbi 2 milionë e 150 mijë pasaporta apo letërnjoftim të Kosovës. Kjo shifër tregon që Shqipëria po arrin cilësi dhe çmime të mira. Nëse krahasojmë 10 vitet e fundit me këto oferta që janë këtë vit që ‘Sharr Travel’ ka bërë janë oferta pa limit”, vlerësoi ai për Front Online.

     Hotelet në Shqipëri të kontraktuara nga kompania turistike “Sharr Travel”, për që ofrojnë akomodim të mirë, sipas Kurtishajt ato janë të pajisura edhe masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

    “Përveç çmimeve të lira, të gjitha hotelet që ne kemi kontrata dhe bashkëpunim, për këtë vit kanë në përdorim maskat, e kanë një higjienë deri në detaje, për ambientin e brendshëm dhe të jashtëm, kamerierët janë të pajisur me maska e doreza. Një përqindje e lartë e jodit në det në Velipojë, Durrës dhe në Jug”, ka thënë ai.

    Kurtishaj madje ka bërë një krahasim interesant me hotelet që ofron Ulqini me ato që të Shqipërisë.

    “Grand Blue Fafa”, një hotel i kalon kufijtë shqiptarë për cilësi, kapacitet dhe shërbime. Nëse e krahasojmë me Ulqinin që krenohen me “Otranton” që e ka çmimin prej 70 eurove all inclusive, me’Sharr Travel’ në ‘Grand Blue Fafa’ do ta kenë me vetëm 54 euro. Krahasismisht Otranto i ka diku 140-180 dhoma, ndërsa ‘Grand Blue Fafa’ i ka mbi 400 ose 500 dhoma. kjo është Shqipëria jonë e dashur”, pohoi ai.

    Kurtishaj: Qeveria urgjentisht të bëjë zgjidhje për transportin rrugorë të udhëtarëve

    Edhe transporti urban dhe ndërurban ka pësuar humbje të mëdha që nga përhapja e pandemisë Covid-19 në Kosovë.

    Drejtori i kompanisë turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj për Front Online se nëse Qeveria nuk bënë urgjent një program të qartë për subvencionimin e këtyre ndërmarrjeve, atëherë sipas tij, më mirë është t’i mbyllin këto biznese.

    “Subvencionet për ndërmarrjet e transportit rrugorë të transportit për udhëtar, është e tepërt. Sepse ju kemi adresuar me shumë shkresa. Kemi pritur ndryshime nga Qeveria e re, dhe ato s’po shihen askund. Të gjitha bizneset e transportit rrugor të udhëtarëve sidomos ata që janë duke operuar në transportin ndërurban dhe urban e periferik janë në një gjendje kaotike”, ka deklaruar Kurtishaj për Front Online. /A.S/

     

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.