×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shembja e ndërtimeve pa leje në Velipojë, Ademi: Ky aksion duhej bërë para sezonit turistik

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit vijojnë aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë, në vijën bregdetare. Deri më tani është shembur vetëm 1 objekt nga 27, ndërsa edhe në ditën e dytë, policia dhe IKMT hasën kundërshtinë e pronarëve.

    E pranishme ishte edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila thotë se nuk ka asnjë njoftim për prishjen e objekteve dhe ky aksion duhej bërë para sezonit turistik.

    “IKMT-ja ka qenë tre javët e kaluara përditë në Velipojë. A ka mundësi të ndaloni, kur të keni urdhrin për prishje do vini ta prishni dhe ne ta shohim. Nuk jemi kundër ligjeve të shtetit, përkundrazi, por duhet ta shohim me transparencë, ta bëjmë me rregull. Do ua shohim letrat të gjithëve. Ajo që unë i kam thënë ministrit është që policia duhet të veprojë dhe nëse në pandemi nuk na lejohej që të lëviznim, Policia e sStetit ka lejuar që të lëvizin njerëz në plazh, në parregullsi dhe këtë nuk mund t’ia hedhin Bashkisë Shkodër, sepse kryetarja e Bashkisë Shkodër nuk mund të përfundojë në burg sepse policia është e inkriminuar, këtë nuk ia lejoj askujt. Dhe ky është diskutimi që unë kam bërë me zotin Sandër Lleshaj në Velipojë. Unë kam patur një ankesë te ministri Lleshaj që gjatë pandemisë ka lejuar të ndërtohet dhe ky ka qenë shqetësimi. Ajo që i kam thënë është kjo; po e përsëris për të tretën herë: ne kemi objekte të ndërtuara rishtazi, të ndërtuara para 10 viteve, 3 viteve, 4, 5… të gjitha janë objekte njësoj, ne kemi nevojë për një vendimmarrje njësoj dhe në qoftë se vendoset për t’u prishur, kërkesa jonë është që të paktën të kalohet sezoni turistik he të mund ta bëjmë atë në shtator”, u shpreh Ademi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.