×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i kabinetit të Veliut: As VV-ja, e as ish-bija jonë Vjosa nuk e dinë çka po thonë

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Ndaj Vetëvendosjes dhe kritikave të saja për Hotin, ka reaguar edhe Bajram Gecaj, që është shef i kabinetit tek ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

    Në reagimin e tij, Gecaj e ka futur edhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanit, duke cituar fjalët e emisarit special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, shkruan lajmi.net.

    Gecaj ka kujtuar se Asociacioni në Kuvendin e Kosovës ishte votuar nga 2/3 e deputetëve dhe se të njëjtat vota do t’i duhen edhe VV-së për zhbërjen e tij.

    Sipas tij, deri sa VV të arrijë këtë konsensus, ata vetëm mund të ankohen.

    “Përgjigja e shkurtë në pyetjen tuaj se “A po dinë çfarë po thonë?!”, është një JO e madhe … ndërsa, ish-bija jonë nuk u lëshon udhë këtyre aspak!”, ka shkruar ai duke iu referuar Vjosa Osmanit.

    Postimi i plotë i Gecajt në Facebook:

    I nderuar Kryetar Isa Mustafa, fatkeqësisht për skenën tonë politike por edhe për vendin, LVV mbetet një subjekt politik (apo jo) që akoma nuk e di ku e ka kokën e ku këmbët. Para disa ditësh, Richard Grenell me plotë të drejtë kishte deklaruar: “Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa vetëm të ankohen”. E ankesa duket të jetë palca kurrizore dhe strumbullari i të gjitha veprimeve të LVV-së, pasi që tanimë kanë provuar se nuk dinë e as që e kanë guximin të qeverisin. Ankesa racionale dhe e bazuar është vërtetë ushqim për demokraci, por kur ajo shndërrohet në qëllim për vetëvete atëherë dëmton dhe rrezikon seriozisht vet frymën e mu asaj demokracie. Asociacioni ishte aprovuar nga mbi 2/3 e deputetëve dhe, ashtu siç konkludoni edhe ju, kishte marrë vulen edhe të vet Gjykatës Kushtetuese. LVV-së, të cilët nuk e kuptojne dhe as që e pranojnë konceptin e bashkëpunimit, u duhet të sigurojnë një shumicë prej 2/3 për ta zhbërë vendimin mbi asociacionin … e deri atëherë, e tëra që ata mund ta bëjnë qëndron strikt në domenin e ankesës joracionale, popullizmit dhe destruktiviterit sistemik, domen ky në të cilin duket të kenë avancuar mbi të tjerët!

    Përgjigja e shkurtë në pyetjen tuaj se “A po dinë çfarë po thonë?!”, është një JO e madhe … ndërsa, ish-bija jonë nuk u lëshon udhë këtyre aspak!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.