Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka hequr kapelën për kryeministrin kosovar për një veprim të fundit të tij.
Avdullah Hoti ka udhëtuar me aeroplan të klasit ekonomik për në Vjenë e më pas për në Bruksel, prandaj Wigemark ka duartrokitur atë.
“Heq kapelën për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, i cili ka udhëtuar me ne në klasën ekonomike Prishtinë-Vjenë dhe më pas nga Vjena në Bruksel. Sa kryeministra të Ballkanit Perëndimor do të kursenin paratë e taksapaguesve në këtë mënyrë?”.
Hoti të enjten do të takohet me Aleksandër Vuçiqin e Serbisë në takimet e rfillimit të dialogut.