Disa shefa të Departamenteve të ndryshëm brenda Ndërmarrjes Publike (NP), ujësjellësi “Prishtina” e cila drejtohet nga Ilir Abdullahu janë me shkollë të mesme, e disa të tjerave iu mungon kualifikimi të gjitha dokumentet për pozitat e punës që ata mbajnë në këtë Ndërmarrje Publike.
Këto, por edhe shumë shkelje të rënda financiare në këtë NP ka identifikuar Zyra e Auditorit të Brendshëm (ZAB) për vitin 2018.
“Front Online” gjatë ditëve të kaluara, po ashtu ka botuar disa shkrimeve rreth punësimeve të jashtëligjshme në këtë NP, ka identifikuar personat të cilëve gjatë aplikimit për vende pune qëllimisht iu janë hequr pikët, por edhe skandalin ku kjo Ndërmarrje Publike shpërbleu me tender një kompani nga Beogradi.
Po ashtu, në ditët në vijim do të publikohen edhe dëshmi për keqpërdorime të mëdha financiare në NP që menaxhohet nga kryeshefi Ilir Abdullahu.
Sipas Zyrës së Auditorit të Brendshëm shefi i NJ.O.U-së në këtë NP është student (mungon diploma)
Në raportin e auditori të brendshëm të siguruar nga “Front Online” thuhet se për shefin e shërbimit të elektronikes në këtë ndërmarrje pozita nuk ekziston në rregulloren e brendshme. Po, ashtu, në ndërmarrjen që e drejton Abdullahu nuk ekziston as pozita shef i shërbimit të bazhdarimit.
Bazuar në raportin konfidencial të auditorit të brendshëm të cilin e ka siguruar “Front Online” thuhet se shefes së shërbimit të projekteve në këtë ndërmarrje i mungon diploma (ekziston vetëm certifikata e diplomës).
Po ashtu, në raportin në fjalë më tutje thuhet se edhe për pozitat: Shefe e shërbimit të bakteriologjisë, shefe e laboratorit të kimisë, shef i administratës, burimeve njerëzore dhe personelit iu mungon diploma, deri sa në dosje kanë vetëm certifikatën.
Më tutje në raportin e Zyrës së Auditorit të Brendshëm thuhet se për pozitën shefi i shërbimit të TI-së i mungon diploma, por edhe licencat e nevojshme, te pozita shef i objekteve në qytet, mungon diploma e fakultetit, por ekziston shkolla e lartë, si dhe te pozita shefe e shërbimit në Departamentin e Konsumatorëve mungon diploma adekuate
Gjithashtu personit që mban pozitën e menaxherit për konsumatorë në këtë ndërmarrje i mungon diploma adekuate, deri sa shefi i fabrikës nuk ka dëshmi për kualifikim. Edhe për pozitën shefe e kontabilitetit sipas Auditorit të Brendshëm të kësaj Ndërmarrje pozita nuk ekziston në rregulloren e brendshme, po ashtu i mungon diploma, deri sa e ka vetëm certifikatën.
Sipas auditorit pozita menaxher për mirëmbajtje dhe trajtimin e ujerave të zeza, pozita nuk ekziston ne rregulloren e brendshme. Edhe pozita zyrtar për plan të biznesit proces tarifor dhe monitorim të PB-së, pozita nuk ekziston në rregulloren e brendshme. Gjithashtu edhe pozita koordinator i Zyrës Ligjore, Pozita nuk ekziston në rregulloren e brendshme.
Më tutje në raport thuhet se pozita në rregulloren e brendshme, Menaxher i prokurimit, Shef në mirëmbajtjen, Shef i FPU ne Shkabaj Mekanike, personave që mbajnë këto pozita iu mungon diploma, deri sa në dosje kanë vetëm certifikatat e diplomimit / Front Online /
Punësimet e jashtëligjshme të kryera nga drejtori i ujësjellësit “Prishtina”
Drejtori i Ujësjellësit për një vit punësoi 39 persona jashtë planit
Skandaloze/ Kompania publike e Kosovës shpërblen me tender konzorciumin nga Beogradi! (Dokument)