×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    SKANDALOZE: Drejtori i ujësjellësit “Prishtina” punësoi kandidatë të pakualifikuar, i eliminoi më të mirët

    FrontOnline
    12 Shtator 2019

    Ilir Abdullahu, kryeshef i Ndërmarrjes Publike (NP) ujësjellësi “Prishtina” Ilir Abdullahu gjatë vitit që lamë pas ka punësuar në ndërmarrjen e tij (emra të njohur për redaksinë), të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret bazë të konkursit, deri sa ata që i kanë plotësuar të gjitha kriteret e punësimit janë diskriminuar, pasi që nuk janë seleksionuar në listën për t’u thirrur për test.

    Në një raport  konfidencial të Zyrës së Auditorit të Brendshëm (ZAB), të cilin e ka siguruar “Front Online”, thuhet se procesi fillestar u seleksionimit tëkandidateve që kanë aplikuar për pozitën: Zyrtar në shërbimin e mbrojtjes të burimeve ujore janë identifikuar dy kandidatë (emra të njohur për redaksinë) që i kanë plotësuar kushtet për të hyrë në garën e procesit të rekrutimit, mirëpo nuk janë seleksionuar, apo thirrur në test fare.

    Po ashtu, edhe për pozitën për punësimin e dy zyrtareve për regjistrim dhe kontrolle të pagesave është evidentuar një kandidat që e ka plotësuar testin 50 % dhe nuk është thirrur fare për intervistë. Por, në këtë rast sipas raportit të ZAB kandidati është vlerësuar vetëm më 49 pikë.

    Po ashtu edhe në rastin tjetër: Arkëtar në pikat e inkasimit për Prishtinë kandidatja ka 52 pikë të fituara, por komisioni e ka vlerësuar më 48 pikë të fituara.

    “Konsiderojmë se kandidatja është dashur të ftohet në intervistë”, thuhet në raportin e ZAB-it të siguruar nga “Front Online”.

    Më tutje referuar raportit në fjalë, parregullsi të shumta janë hasur edhe në rastin e punësimit të koordinatorit për shërbime për njësi dhe arka.

    “Kemi hasur disa parregullsi gjatë vlerësimit të poentimit të kandidateve qoftë në përgjigje të pyetjes, qoftë gjatë kalkulimit të pikëve të tyre. Po ashtu, kemi rastet kur kandidatet nuk janë poentuar fare edhe pse kanë dhënë përgjigje 75 % të pyetjes bazë” thuhet në raportine ZAB-it të siguruar nga “Front Online”.

    Para disa ditësh bazuar në Ligjin për qasje në Dokumente zyrtare “Front Online” i ka dërguar pyetje kryeshefit të Ndërmarrjes Ilir Abdullahu,dhe zëdhënëses së kësaj kompanie publike, por nga ata nuk ka marrë përgjigje.

    Po ashtu “Front Online” gjatë ditëve në vijim do të publikoj dokumente rreth shkeljeve tëshumta ligjore që kanë ndodhur në Ndërmarrjen Publike e cila drejtohet nga Ilir Abdullahu

    / Front Online /

    Punësimet e jashtëligjshme të kryera nga drejtori i ujësjellësit “Prishtina”

    Drejtori i Ujësjellësit për një vit punësoi 39 persona jashtë planit 

    Skandaloze/ Kompania publike e Kosovës shpërblen me tender konzorciumin nga Beogradi! (Dokument)

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot i ka ndarë disa dekorata për familjet dhe personalitetet...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Luan Gacaferi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, në një postim skandaloz të publikuar së fundi, u gëzohet problemeve shëndetësore të ish-presidentit...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, shkruan...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Konferenca e Munihut për Siguri la në margjina Ramën e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka shkuar sot për vitizë në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë, ku është pritur...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kosova dje më 17 shkurt i ka mbushur 17 vjet të shtetësisë. E me rastin e ditës së Pavarësisë, presidentja Vjosa Osmani,...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Rezultati zgjedhor i 9 shkurtit do ta ndërlikojë formimin e institucioneve të reja. Arben Gashi që ishte shef i Grupit parlamentar të...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka folur lidhur me atë se çka kishte ndodhur me faqën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbrëmjen e 9...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.