×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Punësimet e jashtëligjshme të kryera nga drejtori i ujësjellësit “Prishtina”

    FrontOnline
    11 Shtator 2019

    Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike ujësjellësi “Prishtina” Ilir Abdullahu vetëm gjatë vitit që lamë pas në kundërshtim me ligjin ka punësuar në ndërmarrjen që ai menaxhon një numër të konsiderueshëm të punëtoreve, e të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret e parapara me konkursin.

    Në një raport konfidencial të përpiluar nga zyra e Auditorit të Brendshëm (ZAB) e të cilin e ka siguruar “Front Online” thuhet se ZAB-ja gjatë punës audituese ka analizuar kushtet e veçanta (obligative) të kërkuara në konkurse për kandidatet me të suksesshme.

    “Nga analizat e bëra konsiderojmë se në rastet e identifikuara kandidatet e suksesshëm nuk i kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara” thuhet në raportin e siguruar nga Front Online.

    Aty më tutje thuhet se të pozita e punës për punësimin e 3 arkëtareve është konstatuar se diploma e shkollës së mesme e njërit prej tre kandidateve (emër i njohur për redaksinë) nuk e ka diplomën adekuate të shkollës sipas konkursit të kërkuar.

    Sipas konkursit është kërkuar që për këtë pozitë punë gjimnazi drejtimi ekonomik, juridik, apo edhe gjimnazi i përgjithshëm, e deri sa kandidatja e përzgjedhur sipas raportit konfidencial të Zyrës së Auditorit të Brendshëm ka ofruar diplomën e shkollës së mesme, drejtimi teknik.

    Front Online i ka dërguar pyetje krye shefit dhe zëdhënëses së kësaj kompanie publike, por nga ata nuk ka marrë përgjigje.

    Po ashtu “Front Online” gjatë ditëve në vijim do të publikoj dokumente rreth shkeljeve të shumta ligjore që kanë ndodhur në Ndërmarrjen Publike e cila drejtohet nga Ilir Abdullahu

     

    Po ashtu, ditë më parë “Front Online”  ka raportuar se Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Qendrore, Ujësjellësi “Prishtina”, Ilir Abdullahu vetëm gjatë vitit që lamë pas ka punësuar hiç më pakë se 39 persona, të cilëve ai iu ka krijuar pozita të punës jashtë planit.

    Në raportin e auditorit të brendshëm të cilin e ka siguruar “Front Online” thuhet se numri i të punësuarave në krahasim me numrin e parashikuar në planin e biznesit për vitin 2018 ka një rritje të theksuar për 39 të punësuar në krahasim me numrin e parashikuar në planin e biznesit për vitin 2018, ndërsa në krahasim me numrin e numrin e të punësuarave  për vitin 2017 është rritur për 49 të punësuar.

    “Ka krijim të vendeve të punës pa qene në rregulloren e brendshme, por edhe pozitat që nuk janë në rregulloret e brendshme ekzistojnë kërkesat/ arsyeshmeria e njësive përkatëse dhe gjithashtu aprovimi i Kryeshefit Ekzekutiv për pozita të tilla” thuhet në raportin e auditorit të brendshme të cilin e ka siguruar “Front Online”.

    Po ashtu, para pakë ditësh Front Online ka raportuar se një konzorcium i kompanive nga Beogradi ka fituar së fundi tender në njërën nga kompanitë më të madhe publike të Kosovës.

    Portali “Front Online” ka siguruar dokumente ku konzorciumi i kompanive “Vlera SHPK dhe EKO DEZ DOO Beograd” kanë fituar kontratë në vlerë prej rreth 10 mijë euro nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina”.

    Ky konzorcium i kompanive ka fituar kontratën për dezinfektimin, dezinsektim dhe deratizimin e objekteve të KRU “Prishtina”.

    Në garën për ta fituar këtë tender nga “Ujësjellësi” kishin qenë tri kompani, ku një kompani tjetër vendore kishte konkurruar me çmim prej 11.328 euro, ndërsa oferta më e shtrenjtë nga kompania vendore ka qenë 19.635 euro.

    Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku, i ka deklaruar portalit “Front Online” se kontrata me konzorciumin nga Beogradi ka filluar të implementohet  menjëherë pas nënshkrimit të saj.

    “Me kontratë është shpërblyer Operatori Ekonomik VLERA SH.P.K me seli ne Shtime”, ka thënë Mjeku, duke pranuar se EkoDez nga Beogradi ka qenë njëri nga anëtarët e grupit të operatorëve.

    “KRU Prishtina sh.a, ka nënshkruar kontratë me OE Vlera SHP”, ka potencuar ajo.

    Përndryshe, Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj në nëntor të vitit të kaluar ka marrë vendim që t’i vendos taksë 100 për qind mallrave nga Serbia. Madje taksës prej asaj kohe i nënshtrohen edhe markat e huaja që prodhohen në Serbi.

    Zyrtarët qeveritarë disa herë kanë përsëritur se duhet favorizuar vetëm kompanitë vendore në tenderët publik, përderisa në Kosovë operojnë disa kompani vendore që janë të specializuara për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim.

    Megjithatë, zëdhënësja Mjeku arsyetohet se Ligji i Prokurimit Publik nuk ia ndalon shpërblimin e kontratave tek operatorët ekonomik vendor edhe nëse ata kanë anëtar në grup, të cilët nuk janë vendor./ Front Online /

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime12 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga vartësja e tij, Rozeta Hajdari, muajin e kaluar kishin vizituar kompaninë “Mercom”, e cila...
    Hulumtime06 Maj 2025
    Autorë: Fitore Ademi & Jona Cenameri Maj 2025 | BIRN Kosovo Në të dyja anët e kufirit, të miturit po përfshihen gjithnjë...
    Hulumtime26 Mars 2025
    Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me tender prej hiç më  pakë se 2,5 milionë euro kompaninë Meditech,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Këshilli i Bashkimit Evropian sot miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj...
    Lajme22 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Gjenevë të Zvicrës për të takuar mërgatën kosovare atje. Para mërgimtarëve, e para e vendit tha...
    Bota/Rajoni22 Maj 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën rurale të Rafinës, pranë Athinës, ku një burrë 41-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur...
    Lajme22 Maj 2025
    Arbër Vokrrri, zëvendësministër i Pushtetit Lokal ka fajësuar ndërkombëtarët për nxitjen e trazirave në veri të Kosovës. Sipas tij, diplomatë e përfaqësues...
    Vip22 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi është goxha aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Edhe sot ajo ka publikuar disa fotografi,...
    Lajme22 Maj 2025
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se në ditën kur Kosovën e viziton Përfaqësuesja e Lartë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.