Gjuha:
×
  • Hulumtime
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Drejtori i Ujësjellësit për një vit punësoi 39 persona jashtë planit 

    FrontOnline
    04 Shtator 2019

    Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Qendrore, Ujësjellësi “Prishtina”, Ilir Abdullahu vetëm gjatë vitit që lamë pas ka punësuar hiç më pakë se 39 persona, të cilëve ai iu ka krijuar pozita të punës jashtë planit.

    Në raportin e auditorit të brendshëm të cilin e ka siguruar “Front Online” thuhet se numri i të punësuarave në krahasim me numrin e parashikuar në planin e biznesit për vitin 2018 ka një rritje të theksuar për 39 të punësuar në krahasim me numrin e parashikuar në planin e biznesit për vitin 2018, ndërsa në krahasim me numrin e numrin e të punësuarave  për vitin 2017 është rritur për 49 të punësuar.

    “Ka krijim të vendeve të punës pa qene në rregulloren e brendshme, por edhe pozitat që nuk janë në rregulloret e brendshme ekzistojnë kërkesat/ arsyeshmeria e njësive përkatëse dhe gjithashtu aprovimi i Kryeshefit Ekzekutiv për pozita të tilla” thuhet në raportin e auditorit të brendshme të cilin e ka siguruar “Front Online”.

    Po ashtu, para pakë ditësh Front Online ka raportuar se një konzorcium i kompanive nga Beogradi ka fituar së fundi tender në njërën nga kompanitë më të madhe publike të Kosovës.

    Portali “Front Online” ka siguruar dokumente ku konzorciumi i kompanive “Vlera SHPK dhe EKO DEZ DOO Beograd” kanë fituar kontratë në vlerë prej rreth 10 mijë euro nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina”.

    Ky konzorcium i kompanive ka fituar kontratën për dezinfektimin, dezinsektim dhe deratizimin e objekteve të KRU “Prishtina”.

    Në garën për ta fituar këtë tender nga “Ujësjellësi” kishin qenë tri kompani, ku një kompani tjetër vendore kishte konkurruar me çmim prej 11.328 euro, ndërsa oferta më e shtrenjtë nga kompania vendore ka qenë 19.635 euro.

    Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku, i ka deklaruar portalit “Front Online” se kontrata me konzorciumin nga Beogradi ka filluar të implementohet  menjëherë pas nënshkrimit të saj.

    “Me kontratë është shpërblyer Operatori Ekonomik VLERA SH.P.K me seli ne Shtime”, ka thënë Mjeku, duke pranuar se EkoDez nga Beogradi ka qenë njëri nga anëtarët e grupit të operatorëve.

    “KRU Prishtina sh.a, ka nënshkruar kontratë me OE Vlera SHP”, ka potencuar ajo.

    Përndryshe, Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj në nëntor të vitit të kaluar ka marrë vendim që t’i vendos taksë 100 për qind mallrave nga Serbia. Madje taksës prej asaj kohe i nënshtrohen edhe markat e huaja që prodhohen në Serbi.

    Zyrtarët qeveritarë disa herë kanë përsëritur se duhet favorizuar vetëm kompanitë vendore në tenderët publik, përderisa në Kosovë operojnë disa kompani vendore që janë të specializuara për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim.

    Megjithatë, zëdhënësja Mjeku arsyetohet se Ligji i Prokurimit Publik nuk ia ndalon shpërblimin e kontratave tek operatorët ekonomik vendor edhe nëse ata kanë anëtar në grup, të cilët nuk janë vendor.

    / Front Online/

     

     

     

     

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Ekonomi29 Maj 2023
    Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë dhënë propozimet e tyre për pagën minimale....
    Ekonomi29 Maj 2023
    Mbi 400 mijë euro, rreth 70 mijë qytetarë i kanë marrë vetëm në fillim të këtij viti sipas Bankës Qendrore të Kosovës....
    Ekonomi27 Maj 2023
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, konsideron se formimi i Fondit Sovran do të jetë projekt i dështuar dhe barrë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Tre ushtarë izraelitë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një person i armatosur pranë kufirit me Egjiptin, sipas një...
    Lajme03 Qershor 2023
    Janë arrestuar dy person në Pejë, pasi dyshohet për vjedhje në një market. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se pas...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kati i dytë i një shtëpie është kapluar nga zjarri, si pasojë katër persona kanë marrë lëndime trupore. Sipas policisë, ngjarja ka...
    Lajme03 Qershor 2023
    Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen në një intervistë ka folur për zhvillimet e fundit në vend, tensionet në veri dhe dialogun Kosovë-Serbi. Diplomati...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Kosovari 47 vjeçar po drejtonte furgonin në mënyrë korrekte kur është goditur nga një makinë që kishte hyrë në korsinë e gabuar...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Udhëheqësi i forcës mercenare ruse, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se gati të gjithë luftëtarët e tij janë larguar prej qytetit ukrainas...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.