×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ShBA’ja dhe BE’ja bashkëpunojnë për rregullim të inteligjencës artificiale

    FrontOnline
    31 Maj 2023

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po e hartojnë një kod vullnetar të sjelljes për inteligjencën artificiale, tha të mërkurën një zyrtare e lartë e Bashkimit Evropian, pas paralajmërimeve të shumta për rreziqet që mund t’i sjellë kjo teknologji.

    Ky kod vullnetar do ta mbushte boshllëkun rregullator përderisa blloku evropian 27-vendësh po punon për arritjen e disa rregullave për inteligjencën që nuk do të hyjnë në fuqi deri më 2026, tha nënpresidentja e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager, në një takim të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë, që udhëhiqet bashkërisht nga zyrtarë amerikanë dhe evropianë.

    “Ne kemi nevojë për inteligjencë artificiale të përgjegjshme. Inteligjenca artificiale e përgjithshme e ndryshon plotësisht gjendjen”, tha Vestager, duke i referuar konceptit që përshkruan momentin kur makinat të bëhen të afta ta zhvillojnë programimin e tyre vetë.

    Ajo tha se për draftimin e këtij kodi do të ketë bashkëpunim me ekspertët e industrisë dhe premtoi që “shumë, shumë shpejt [do të ketë] një propozim përfundimtar se si kjo industri të rregullohet vullnetarisht”, tha ajo në një konferencë shtypi pas takimit të këshillit në Suedi.

    Ky këshill ka “një rol të rëndësishëm për të luajtur për të ndihmuar në krijimin e kodeve vullnetare të sjelljes që do të ishin të hapura për të gjitha vendet që ndajnë të njëjtin mendim”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

    Ky takim vjes mes paralajmërimeve të shumta nga ekspertë për rreziqet që mund të sjellë inteligjenca artificiale. Frika është se njerëzit nuk do të kenë më kontroll mbi inteligjencën artificiale, gjë që ekspertët kanë paralajmëruar se mund të ketë pasoja të tmerrshme.

    Së fundi, miliarderi Elon Musk dhe të tjerë kërkuan një pauzë në zhvillimin e një teknologjie të tillë derisa të verifikohet siguria e saj./Rel

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Gjatë ditës së sotme, një autobus u rrëzua nga një mbikalim afër Venedikut. Autobusi raportohet se ka marrë flakë nga përplasja pranë...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Tre persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit tajlandez, Bangkok....
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) pretendon se ka goditur një rrjet të madh spiunazhi rus në jug të vendit. SBU pretendoi...
    Të tjera
    Vip03 Tetor 2023
    Industria e argëtimit vjen gjithmonë me një dozë talenti dhe një spërkatje të thashethemeve të të famshmëve dhe spekulimeve romantike. Subjekti më...
    Lajme03 Tetor 2023
    Të shtëna me armë janë dëgjuar pak më herët në lagjën Kodra e Trimave në Prishtinë. Dyshohet se nga këto të shtëna...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë, PDK-ja ka treguar mbështetje për Policinë e Kosovës. “Policia...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë që sulmi terrorist i 24 shtatorit mund të jetë i vetmi nga Serbia....
    Bota/Rajoni03 Tetor 2023
    Tre persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit tajlandez, Bangkok....
    Lajme03 Tetor 2023
    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha të martën se Serbia ka filluar tërheqjen e forcave serbe përgjatë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.