×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA mirëpret synimin e Serbisë që ta shpallë Hezbollahun organizatë terroriste

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur njoftimin e Serbisë se synon ta shpallë Hezbollahun organizatë terroriste.

    “Ky është një hap i rëndësishëm që kufizon aftësitë e këtij grupi terrorist, që ka mbështetjen e Iranit, që të operojë në Evropë”, tha përmes një deklarate për media, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

    Synimi që Serbia ta shpallë organizatë terroriste Hezbollahun, është pjesë e marrëveshjes për normalizim ekonomik, që Serbia dhe Kosova nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

    Të dy shtetet janë pajtuar që këtë organizatë e militantëve shiitë të Libanit, që ka mbështetjen e Iranit, ta shpallin terroriste.

    Kosova, më 23 qershor, 2020 e shpalli Hezbollahun organizatë terroriste.

    “Nuk ka asnjë dyshim se operacionet e Hezbollahut në Evropë po rrëzohen si domino, aty ku ka vazhduar që të planifikojë sulme terroriste, të sigurojë teknologji ushtarake dhe të mbledhë fonde shumë të nevojshme. Veprimet e fundit nga Gjermania dhe Lituania ndaj Hezbollahut u pasuan nga veprimet që ndërmorën vitin e kaluar Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova”, thotë sekretari Pompeo.

    Sekretari Pompeo tha e SHBA-ja vazhdon të ju bëjë thirrje shteteve të Bashkimit Evropian që ta shpallin Hezbollahun si organizatë terroriste, në mënyrë, që siç tha, të parandalojnë aktivitetin e kësaj organizate në territoret e tyre.

    “Ne iu bëjmë thirrje shteteve në Evropë dhe gjetkë që të ndërmarrin të gjitha veprimet që mund të ndalojnë operativët, rekrutuesit dhe financuesit e Hezbollahut që të operojnë në territoret e tyre”, deklaroi Pompeo.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në Twitter, e siguroi sekretarin Pompeo, se shteti i tij do të vazhdojë përkushtimin për të sjellë “paqe dhe stabilitet” dhe për të kontribuar në sigurinë botërore.

    Hezbollahu, si tërësi, konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Izraeli, Arabia Saudite dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian. /rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Një gjykatë në Serbi dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e kaluar vrau nëntë nxënës dhe një...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur sot lidhur me hetimin që ka ndërmarrë SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj. Ai tha se nuk...
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Dhjetë fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme financiarisht të vitit 2024 patën të gjitha një ndikim prej më shumë se 3.8 miliardë eurosh,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Dhjetor 2024
    Dhjetë fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme financiarisht të vitit 2024 patën të gjitha një ndikim prej më shumë se 3.8 miliardë eurosh,...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Dy vëllezër janë arrestuar në Deçan, nën dyshimin se kanë kanosur zyrtarët policorë. Njëri prej tyre dyshohet se ka kryer dhe veprën...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Një pjesë e banorëve sot kanë luajtur pantomime në Big Brother VIP Kosova 3. Të mbledhur në dhomën e ditës, banorët me...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Xheneta dhe Driloni që prej se janë zgjuar nga gjumi kanë nisur përplasjen mes vete. Xheneta kritikoi Drilonin teksa u shpreh se...
    Vip30 Dhjetor 2024
    “Gresa këndo mamit edhe pse s’ke za”, ishin fjalët që nëna i tha Gresës kur erdhi dhe e takoi në Big Brother...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Disa veprime të Gresës, kanë bërë që Rovena të bëjë disa batuta në prani të banorëve të tjerë në shtëpi. Ajo u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.