×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, koronavirusi ndryshon sjelljen e konsumatorëve

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar ndjeshëm sjelljen e konsumatorëve në Amerikë. Njerëzit po ndryshojnë zakonet e tyre të blerjes, po grumbullojnë furnizime ushqimore dhe shtëpiake dhe po i drejtohen blerjeve në internet. Ekspertët besojnë se këto ndryshime do të jenë afatgjata si për konsumatorët ashtu edhe për shitësit.

    Sjellja e konsumatorëve po përjeton ndryshime të mëdha. Ndërsa, një pjesë e tyre shkojnë në dyqane për të grumbulluar rezerva ushqimore dhe sende shtëpiake, të tjerët preferojnë të qëndrojnë në sigurinë e shtëpive të tyre.

    Studiuesit e firmës konsulente Category Partners besojnë se zakonet e konsumatorëve kanë ndryshuar shpejt që nga fillimi i pandemisë.

    “Ndryshimi i parë ndodhi në fillim të marsit, që ne mendojmë se ishte faza e vetëndërgjegjësimit, ku konsumatorët kuptuan faktin se diçka po ndodhte dhe se mbase duhej të grumbullonin ca rezerva. Në mes të marsit, ne kaluam në fazën e dytë, që u shoqërua me blerje të nxitura nga paniku”, tha Steve Lutz, nënpresident i firmës konsulente Category Partners.

    Dyqanet ushqimore po shisnin 70-90 për qind më shumë ushqime sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Njerëzit po blinin sasi të mëdha produktesh nga frika e mungesave të mundshme ushqimore.

    Në prill, pasi njerëzit u qetësuan dhe kuptuan se nuk do të përballeshin me mungesa, filloi faza e tretë, Faza e Karantinës.

    Një pjesë e tyre janë pushuar nga puna, shumë prej tyre tani blejnë ushqime nga dyqanet që ofrojnë dërgesa dhe gatuajnë në shtëpi.

    Ekspertët besojnë se pas heqjes së masave kufizuese, faza e katërt do t’i ngjajë recesionit ekonomik të viteve 2008-2009. Fuqia blerëse do të zvogëlohet ndjeshëm, duke goditur rëndë dyqanet e shitjeve me pakicë.

    Megjithatë, pandemia në një farë mënyre i ka detyruar njerëzit të provojnë gjëra të reja, si blerjet në internet. Dhe kjo prirje mund të vazhdojë edhe pas pandemisë.

    “Vetëm 4 për qind e artikujve ushqimorë u blenë në internet para koronavirusit. Tani kjo shifër ka arritur në mbi 25 për qind, në më pak se një muaj! Njerëzit që dikur blinin një kategori të caktuar produktesh vetëm në dyqan, do të fillojnë t’i blejnë ato për herë të parë në internet”, tha Bryan Leach, themelues i kompanisë Ibotta.

    Kriza ka ndryshuar edhe listat e blerjeve të amerikanëve. Shitjet e dorezave u rritën me 670 për qind që nga fillimi i marsit, dhe ilaçet për trajtimin e gripit me 535 për qind. Njerëzit po blejnë gjithashtu më shumë ushqime që nuk mund prishen si produktet e thata, ato të konservuara dhe patate të skuqura. E njëjta gjë ndodhi edhe me pajisjet sportive, si dhe me gjëra të tjera që shumica e njerëzve nuk i kishin në shtëpi.

    “Për shembull, makinat e prodhimit të bukës. Shumica e njerëzve nuk e kishin këtë pajisje në shtëpi, kështu që është mjaft e lehtë që shitja e tyre të rritet me 600 për qind kur njerëzit të vendosin që ta gatuajnë vetë bukën”, tha Nick Routley nga organizata Visual Capitalist.

    Ekspertët janë dakord se pandemia do të ketë një efekt afatgjatë si tek blerësit ashtu edhe tek shitësit. Dhe kur njerëzit i kthehen jetës normale, zakoni për të grumbulluar artikuj të caktuar mund të jetë akoma i pranishëm./voa

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.