×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja u revokon vizat një mijë studentëve kinezë, rrezikonin sigurinë e amerikanëve

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    SHBA-ja thotë se ka revokuar vizat e më shumë se një mijë studentëve dhe studiuesve kinezë që vlerësohet se janë të rrezikshëm për sigurinë e amerikanëve.

    Masat pasojnë një deklaratë të presidentit, Donald Trump që synonte shtetasit kinezë të dyshuar për lidhje me ushtrinë. Ai tha se disa kishin vjedhur të dhëna dhe prona intelektuale.

    Gati 370 mijë studentë nga Kina u regjistruan në universitetet e SHBA-së në vitin 2018-19, raporton BBC.

    Një zëdhënëse e departamentit të shtetit i përshkroi ata, vizat e të cilëve u revokuan, si “studentë të diplomuar me rrezik të lartë dhe studiues kërkimesh”, transmeton Telegrafi.

    Ajo tha se ishin një “nëngrup i vogël” i numrit të përgjithshëm të studentëve kinezë. “Ne vazhdojmë të mirëpresim studentë dhe studiues të ligjshëm nga Kina, të cilët nuk përkrahin qëllimet e Partisë Komuniste Kineze për dominimin ushtarak”, tha zëdhënësja.

    Më 29 maj, SHBA-ja akuzoi Kinën për përfshirje në një “fushatë të gjerë dhe me burime të mëdha për të marrë teknologji të ndjeshme të Shteteve të Bashkuara dhe pronë intelektuale” dhe për këtë po i shfrytëzonte disa studentë.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Gusht 2025
    Që nga muaji qershor, PrishtinaTicket ofron fluturime direkte nga Stockholm drejt Prishtinës çdo të martë dhe të shtunë, duke i lidhur më...
    Lajme27 Gusht 2025
    Policia në Prishtinë ka gjetur tek një person 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë. Policia njofton...
    Lajme27 Gusht 2025
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur se disa prindër janë duke hasur në vështirësi gjatë procesit...
    Të tjera
    Lajme27 Gusht 2025
    Valdet Hoxha, ish-zv.ministr i Punëve të Brendshme, hapjen e urës së re në pjesën veriore të Mitrovicës, e sheh në shërbim të...
    Sport27 Gusht 2025
    Skuadra e Marseille duket se ka hequr dorë nga një transferim i mundshëm i Edon Zhegrovës gjatë afatit kalimtar të verës. Zhegrova...
    Lajme27 Gusht 2025
    I dërguari special i BE-së për dialogun midis Kososvës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë se i dëgjoi me kujdes bashkëbiseduesit e...
    Lajme27 Gusht 2025
    Të martën është hapur një nga dy urat e planifikuara mbi lumin Ibër të cilat lidhin Mitrovicën Veriore të banuar me shumicë...
    Lajme27 Gusht 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në selinë e KFOR-it në Prishtinë të dërguarin special të Francës për...
    Lajme27 Gusht 2025
    Të dhënat për gjendjen në pikat kufitare janë përditësuar para disa minutash dhe gjendja raportohet të jetë e qetë. Pritjet për të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.