×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-ja pret formimin e qeverisë në Kosovë dhe të vazhdojë dialogu me Serbinë

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, ka thënë se politika e vendit të tij ndaj shteteve të Ballkanit perëndimor gjatë pandemisë nuk ka ndryshuar dhe se për Washingtonin është me rëndësi rikthimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Politika jonë ndaj Ballkanit Perëndimor nuk ka ndryshuar. Kolegët e mi në Washington nuk janë të kënaqur me humbjen e përparimit që mund të ishte bërë, por unë mendoj se mund ta kompensojmë atë”, tha Godfrey për mediumin serb N1.

    Ai shtoi se është vështirë të parashihet se kur do të zgjidhet “problemi i Kosovës” sepse po pritet formimi i qeverisë së re atje “në mënyrë që të vazhdojë dialogu” , transmeton Zeri.info.

    Ambasadori tha se është optimist rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar se i dërguari special i SHBA-së, Richard Grenell, është në kontakt të vazhdueshëm me liderët e të dy vendeve.

    Kryediplomati amerikan në Beograd ka përmendur edhe ndihmën që Serbia ia ka dhënë Kosovës në luftën kundër koronavirusit, duke potencuar se duhet vazhduar këtë momentum.

    Duke i komentuar masat kufizuese të Qeverisë së Serbisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Godfrey tha se “pandemia është sfidë e madhe dhe se secili vend ka qasjen e vet, por Serbia ka bërë punë të mirë”.

    “Është situatë krejtësisht e re, do të doja të falënderoja Qeverinë e Serbisë dhe masat e ndërmarra në luftën kundër virusit, mendoj se kanë bërë punë të mirë. Ka kritika për qasjen e qeverisë, disa mendojnë se masat kanë shkuar shumë larg. Unë s’do ta kritikoja qeverinë”, tha ambasadori.

    Megjithatë, ai tha po ashtu se ndan brengat e Bashkimit Evropian dhe të të tjerëve për lirinë e mediave në Serbi.

    “Ndajmë brengat e BE-së dhe monitoruesve tjerë për statusin e lirisë së mediave në Serbi, por kjo s’ka të bëjë në mënyrë specifike me koronavirusin”, theksoi ambasadori për N1.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.