×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja nuk po planifikon tërheqjen nga një traktat i armëve bërthamore me Rusinë

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Shtetet e Bashkuara nuk presin të tërhiqen nga marrëveshja START-i i Ri me Rusinë, e vetmja marrëveshje e armëve bërthamore që mbetet akoma në fuqi midis dy vendeve, tha Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Robert O’Brien.

    Ai u pyet nga Fox News nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga traktati.

    “Jo unë nuk mendoj kështu. Ne do të hyjmë në negociata të mirëbesimit me rusët për kontrollin e armëve bërthamore”, tha O’Brien.

    START-i i Ri, i cili vë limite mbi arsenalin bërthamor të Rusisë dhe SHBA-së, skadon në vitin 2021, nëse palët nuk pajtohen për zgjatjen e tij.

    Rusia ka pranuar një zgjatje të tij, por administrata e presidentit Trump ka bërë thirrje për një traktat të ri, që do të përfshinte edhe Kinën.

    Kina ka thënë se nuk është e interesuar të marrë pjesë në bisedime të tilla.

    Traktati ishte një nga temat e diskutimit, gjatë një telefonate midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, e zhvilluar më 7 maj.

    Shtetet e Bashkuara, njoftuan më herët, se po planifikojnë të tërhiqen nga traktati i Qiejve të Hapur, i nënshkruar nga 35 vende, për shkak të shkeljeve të marrëveshjes nga ana e Rusisë.

    Traktati 18-vjeçar synon të rrisë stabilitetin ndërkombëtar, duke lejuar vendet nënshkruese të kryejnë fluturime përgjimi mbi territoret e njëra-tjetrës, për të vëzhguar instalimet ushtarake dhe objektet e tjera.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.