×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja izolon tri shtete pas rritjes së numrit të rasteve

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar shifrën më të lartë ditore të infektimeve me koronavirus. Në 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 40 mijë raste me koronavirus. Ngritja e madhe e rasteve ka shtyrë shtetet e Teksasit, Floridës dhe Arizonës që të ndalin planin e rihapjes së ekonomive. Rekordi ditor ishte arritur më 24 prill kur në SHBA u konfirmuan 36 mijë e 400 raste me koronavirus. Numri total i rasteve të konfirmuara në SHBA ka arritur në 2.4 milionë. Deri më tani kanë vdekur 122 mijë persona, më shumë se çdo vend tjetër të botës.

    Zyrtarët shëndetësorë kanë vlerësuar se numri i saktë i rasteve është dhjetë herë më i lartë sesa është raportuar. Zyrtarët shëndetësorë në SHBA vlerësojnë se numri real i rasteve ka të ngjarë të jetë dhjetë herë më i lartë se shifra e raportuar.

    “Llogaritja jonë më e mirë është se për çdo rast që është raportuar kanë qenë edhe dhjetë të infektuar të tjerë”, tha drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA, Robert Redfield. Ai tha se 5-8 për qind e popullsisë i është ekspozuar virusit dhe u bëri thirrje amerikanëve që të mbajnë distancën fizike, të vendosin maska dhe të lajnë duart. Parashikimet e Universitetit të Uashingtonit janë që numri i viktimave në SHBA të arrijë deri në 180,000 deri në tetor, ose në 146,000 nëse amerikanët mbajnë maska. Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 9.6 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.8 milionë janë shëruar, ndërsa afro 490,000 kanë vdekur.

    Stërmbushen plazhet në Britani

    Ndërkohë, qytetarët në Britani nuk po respektojnë masat e kërkuara nga ekspertët. E Qeveria e Britanisë së Madhe nuk është shprehur e gatshme të mbyllë plazhet, ani pse ai i Bournemouthit ishte i stërmbushur me njerëz. Qeveria ka deklaruar se do të mbyllë plazhet pa dëshirën e saj, teksa ka lutur njerëzit që të respektojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se plazhet mund të mbyllen nëse rritet numri i infektimeve.

    Të enjten, Britania ishte në qendër të vëmendjes me pamjet nga plazhi i stërmbushur me mijëra njerëz. Këto pamje kanë shqetësuar qeverinë që ka bërë thirrje për respektim të distancës sociale nëpër të gjitha hapësirat publike.

    Gjashtë javë pasi kryeministri britanik njoftoi për lirimin e masave, çdo ditë janë konfirmuar nga 4 mijë raste të reja. Ky numër ka rënë në javën e fundit kur u konfirmuan nga 1 mijë të infektuar. Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britani, ka arritur në 43 mijë e 320.

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Kryeministri i Maltës Robert Abela njoftoi se vendi i tij do të njohë shtetin e Palestinës muajin e ardhshëm. Bëhet e ditur...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kërkoi kohë deri më 9...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa ndodhet...
    Të tjera
    Vip25 Maj 2025
    Artistja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka reaguar në rrjete sociale ndaj komenteve negative që ka marrë, kryesisht nga llogari...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Qeveria gjermane planifikon të zbatojë një marrëveshje koalicioni javën e ardhshme për të forcuar më tej ligjet e imigracionit, të cilat përfshijnë...
    Sport25 Maj 2025
    Fenerbahce Beko ka siguruar titullin e dytë të Euroligës në histori të dielën me një fitore bindëse 81-70 ndaj Monacos në Etihad...
    Lajme25 Maj 2025
    Gjyqtarët dhe prokurorët serbë që dhanë dorëheqje në veri të vendit në nëntor të vitit 2022, kanë qenë temë diskutimi në takimin...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit tragjik rrugor që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme pranë qytetit Koblenz, në...
    Lajme25 Maj 2025
    Kosova për herë të parë do të presë komandën e një divizioni të ushtrisë amerikane, në kuadër të ushtrimit më të madh...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.