×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja “e shqetësuar” për ushtrimet ushtarake kineze

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Departamenti i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara tha të enjten se ishte “i shqetësuar” për ushtrimet ushtarake kineze rreth një arkipelagu të diskutueshëm në Detin Jugor Kinez, duke vënë në dukje se manovrat do të “destabilizojnë më tej” rajonin.

    “Departamenti i Mbrojtjes është i shqetësuar për vendimin e Kinës për të zhvilluar ushtrime ushtarake rreth Ishujve Paracel”, tha Pentagoni në një deklaratë.

    Aktivitetet “destabilizojnë më tej situatën” në zonën e pretenduar nga Kina, Vietnami dhe Tajvani, thuhet në deklaratë.

    Ushtrime të tilla shkelin gjithashtu “angazhimet e Pekinit nën Deklaratën e vitit 2002 për sjelljen e palëve në Detin Jugor Kinez”.

    Deklarata, e nënshkruar nga kombet e Asosacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN), thoshte se të gjitha palët “do të shmangnin aktivitetet që mund të komplikojnë ose përshkallëzojnë mosmarrëveshjet dhe që ndikojnë në paqen dhe stabilitetin”.

    Pentagoni u bëri thirrje “të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të mos ndërmarrin aktivitete ushtarake që mund të përkeqësojnë mosmarrëveshjet” në rajon, dhe tha se do të vazhdojë të monitorojë veprimtarinë ushtarake kineze, raporton AFP.

    Rajoni besohet të ketë depozita të vlefshme nafte dhe gazi.

    Ushtrimet kineze po zhvillohen në mes të një rritjeje të tensioneve SHBA-Kinë mbi pandeminë e koronavirusit. Uashingtoni ka akuzuar Pekinin për fshehje të informacioneve pas paraqitjes së virusit në Vuhan. /REL

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.