×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA: Ekspertja e OKB-së “u dha leje terroristëve”

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Shtetet e Bashkuara thanë se ekspertja e Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, “u ka dhënë leje terroristëve” duke konstatuar se sulmi i Shteteve të Bashkuara, që ka vrarë gjeneralin iranian, Qasem Soleimani, dhe nëntë të tjerë në fillim të këtij viti në Irak, ka qenë “i paligjshëm”.

    Callamard, raportuese e posaçme e Kombeve të Bashkuara për ekzekutime jashtëgjyqësore ose ekzekutime arbitrare, i paraqiti gjetjet e saj të enjten në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, në Gjenevë.

    Në një raport të lëshuar këtë javë, Callamard tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ofruar prova specifike që tregojnë se Soleimani ka qenë duke planifikuar një sulm të menjëhershëm kundër interesave të SHBA-së, veçanërisht në Irak, për të cilin veprimi i menjëhershëm ka qenë i nevojshëm dhe do të justifikohej.

    Andaj, sulmi me dron i SHBA-së, më 3 janar pranë aeroportit të Bagdadit, ku Soleimani është vrarë, përbën “vrasje arbitrare”, për të cilën Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse në bazë të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, shkroi Callamard në raport.

    “Duhet një lloj i veçantë i pandershmërisë intelektuale për të nxjerrë një raport që i dënon Shtetet e Bashkuara për veprim në vetëmbrojtje, ndërsa shfajqëson të kaluarën famëkeqe të gjeneralit Soleimani, njërit nga terroristët më vdekjeprurës në botë”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus.

    “Ky raport tendencioz dhe monoton i minon të drejtat e njeriut, duke u dhënë leje terroristëve, dhe dëshmon edhe një herë se pse Amerika ka pasur të drejtë që është larguar” nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, më 2018, tha Ortagus.

    Në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Soleimanit, i cili ka udhëhequr forcën Kuds të Gardës Revolucionare Islamike, Irani ka sulmuar bazat amerikane në Irak, duke lënë rreth 110 trupa amerikane me lëndime në tru.

    Callamard tha se edhe sulmet e Iranit kanë qenë të paligjshme.

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka justifikuar vrasjen e Soleimanit, duke thënë se ai ka qenë përgjegjës për sulmet ndaj forcave amerikane për vite me radhë dhe se ka planifikuar sulme të tjera ndaj amerikanëve dhe aleatëve amerikanë në rajon.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.