-->
×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Shantazhe, shkelje, e presione në tenderin e Komunës së Prishtinës

    FrontOnline
    04 Shkurt 2020

    Përfaqësuesi i Operatorit Ekonomik (OE) “Vlera” SH.P.K Albion Salihaj, ka akuzuar Komunën e Prishtinës për shkelje të rënda ligjore, favorizime, deri sa Operatorin Ekonomik (OE) konkurrent “Besim Zejnullahu”, të rekomanduar për kontratë nga komuna e Prishtinës për tenderin “DDD i Institucioneve Arsimore” e ka akuzuar për shantazh dhe presion.

    Në seancën e OSHP-së të cilën e ka monitoruar “Front Online” Salihaj para Panelit Shqyrtues të OSHP-së ka dhënë se komuna e Prishtinës e përkrah haptas këtë kompani, deri sa sipas tij kjo kompani merr edhe të gjitha tenderët e kësaj natyre pavarësisht çmimit që e ka ajo.

    “Partnerin tonë këta e kanë shantazhuar, madje e kanë thirr shumë here në telefon, por edhe i kanë thënë mos apliko hiç se ky tender për mu është bërë nga komuna e Prishtinës”, ka thënë ai në seancën e OSHP-së.
    Më tutje ai ka thënë se komuna e Prishtinës ka bërë shkelje të rëndë ligjore pasi që, sipas tij, ka rekomanduar për kontrate një Operator Ekonomik i cili ka aplikuar me çmime tej normalisht të ulëta, por edhe sipas tij, konkurrentit të tij ia kanë dhënë dokumentet origjinale që kompania “Vlera” ka dorëzuar në OSHP.

    “Ne seancën e kaluar e kam parë me kamerë se përfaqësuesi i OE të rekomanduar për kontratë ka shantazhuar kompaninë tonë për falsifikim të dokumentacionit tonë. Dua një sqarim nga Autoriteti Kontraktues se si ka mundur të merr dokumentin Origjinal të ATK-s dhe Gjykatës e këtu te vijë të prezantoj. Kjo konsiderohet shkelje e etikes se punës profesionale nga Autoriteti Kontraktues, çka dua të ceku se këtu është dashur te kërkohet një arsyesh mëri ekonomike ku tash ka dal 4 fish me lire se ne procedurat tjera. Anëtari qe ka qenë konsorciumit për tenderin me procedure te hapur ka thëne që vazhdimisht është thirrur në telefon nga OE i rekomanduar duke i bërë presion dhe shantazh që të largohet nga konsorciumi ynë. OE i rekomanduar është i lidhur direkt me Autoriteti Kontraktues-ne dhe shpërblehet shume here me kontrate. Autoriteti Kontraktues po përdor standarde të dyfishta” ka thënë ai në seancën e OSHP-së të monitoruar nga “Front Online”

    Në anën tjetër Verona Sekiraqa nga komuna e Prishtinës ka thënë se Komuna nuk pajtohet me vlerësimin e ekspertit shqyrtues, që kjo lënë të kthehet në rivlerësim.
    “Autoriteti Kontraktues nuk pajtohet me mendimin e ekspertit që të anulohet vendimi dhe lënda të kthehet ne rivlerësim. Kjo procedurë ka rrjedhë për shkak te tej zgjatjes se procedurës paraprake, qëllimi ka qenë që te=ë realizohet sa më shpejt një kontratë që mos ketë ndonjë epidemi ne shkollat e Prishtinës. Konsiderojmë se vlerësimi i kriterit ab normalisht është kompetenca e Autoritetit Kontraktues dhe nuk është bazë për eliminim e aq me pak një procedurë të negociuar që është dashur të përfundoj sa më shpejtë” ka thënë ajo.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i OE ankues kërkojë nga Paneli Shqyrtues të aprovohet ankesa e tyre si e bazuar dhe lënda të kthehet në rivlerësim

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesja e komunës së Prishtinës kërkojë nga Paneli Shqyrtues të hedhe poshtë ankesën e kompanisë si të pa bazuar dhe të mbetet ne fuqi vendimi Autoritetit Kontraktues.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.