×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Skandaloze: Paralizohet prokurimi, sistemi elektronik që disa ditë jashtë funksionit

    FrontOnline
    06 Mars 2025

    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më shumë se tre ditë që ka dalë nga funksioni dhe është i pa qasshëm për publikun.

    Burime të portalit Front Online bëjnë të ditura se nxjerrja jashtë funksioni i sistemi të prokurimit në Kosovë për një kohë kaq të gjatë ka krijuar probleme të shumta të Autoritetet Kontraktuese të cilat kane qenë dukë zhvilluar procese prokurimi.

    “Paramendo gjatë kësaj kohe kur sistemi nuk është në funksion ka skadim të afateve ligjore si për kompani, ashtu edhe për autoritete. Pra, ne sot e kemi pasur ditën e fundit mi kthyer përgjigje një Operatori Ekonomik për ankesën që ka bërë dhe në mungesë të sistemi ne nuk mund ta bëjmë këtë” bëjnë të ditur burime të portalit Front Online.

    Në anën tjetër Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP)përmes një postimi publik njofton të gjithë Operatorët Ekonomik dhe Autoritetet Kontraktuese se, për arsye të problemeve teknike, Sistemi i Prokurimit Elektronik është i pa qasshëm nëpërmjet linkut https://e-prokurimi.rks-gov.net.

    “Prandaj, në pajtim me RROUP, paragrafi 33.14, KRPP do të ndërmarrë veprimet teknike në sistemin e prokurimit elektronik – duke bërë ndalimin e hapjeve të ofertave për të gjitha aktivitetet e prokurimit me datë të hapjes 04/03/2025 dhe do të obligojë të gjitha AK-të që të veprojnë në pajtim me RROUP, paragrafi 33.14 dhe nën paragrafët përkatës për të bërë zgjatjen e afateve për dorëzimin e ofertave/aplikacioneve për të gjitha aktivitetet e prokurimit me datë të hapjes 04/03/2025. Aplikimi i ndalimit të hapjes së ofertave dhe zgjatjes së afatit për dorëzimin e ofertave/aplikacioneve për aktivitetet e prokurimit me datë të hapjes së ofertave në datat e tjera përveç datës 04/03/2025, do të jetë në varësi të kohëzgjatjes së problemit teknik. Gjithashtu, në varësi të zgjatjes së problemit teknik, do të merret vendim edhe për zgjatjen e afateve kohore që kanë të bëjnë me kërkesa për rishqyrtim, ankesa apo çfarëdo veprimi të ndër lidhur me afate kohore të caktuara.

    Lidhur me rregullimin e problemit teknik dhe veprimet që do të ndërmerren, KRPP do të mbajë të informuar të gjithë OE, AK-të dhe palët e interesuara” thuhet në njoftim.

    Për këtë çështje portali Front Online ka dërguar edhe pyetje specifike rreth këtij skandali në KRPP, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje nga ta

    / Front Online /

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Posaçme, që e refuzuan kërkesën e ish-presidentit...
    Lajme18 Mars 2025
    Agim Shahini nga Agjencia Kosovare e Bizneseve, për FrontOnline shprehet se me rritjen e rrymës prej 15%, Kosova do të bëhet kampione...
    Lajme18 Mars 2025
    Arianit Koci e ka quajtur dështim të Gjykatës Speciale mosdhënien e lejes për vizitë humanitare në Kosovë për ish-presidentin Hashim Thaçi. Dhomat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Policia kundër trazirave në Serbi u kundërpërgjigj mbrëmë dhe filloi të rrahë disa studentë të Novi Sadit të cilët kanë bllokuar të...
    Kronika18 Mars 2025
    Po dalin detaje të reja nga grabitja e armatosur që ndodhi dje në afërsi të Qendrës Tregtare “Albi Mall”. Disa grabitës të...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, kryesisht në disa...
    Lajme17 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur padrejtësi dhe diskriminim mosjelimin nga ana e Gjykatës Speciale që ish-presidenti...
    Lajme17 Mars 2025
    Aktivisti Uk Lushi është shprehur i ashpër me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, për të cilët tha se “as nuk lëvizin qerpikun...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.