×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën për heqjen e shtetësisë për biznesmenin nga Kosova, Naser Ramaj, i akuzuar për evazion fiskal.

    Ky lajm është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga qeveria e Malit të Zi.

    Qeveria e ish-kryeministrit, Dritan Abazoviq, ia kishte dhënë Ramajt shtetësinë e nderit në vitin 2023, me arsyetimin se ai ishte një nga investitorët e kompleksit “Porto Budva” me vlerë prej 80 milionë eurosh.

    Prokuroria e akuzon atë dhe Valentinë Gruboviqin se, si përgjegjës në kompaninë “Alart Centar Budva”, nuk kanë raportuar të ardhurat nga shitja e hapësirave të banimit dhe biznesit pikërisht në këtë kompleks.

    Prokuroria njoftoi para tre ditësh se Gjykata Themelore në Kotor kishte konfirmuar aktakuzën.

    “Dhënia e shtetësisë një personi që është nën hetim për shmangie taksash dhe mashtrime financiare mund të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Malit të Zi, veçanërisht në sytë e partnerëve nga Bashkimi Evropian, gjë që mund të ndikojë negativisht në investimet e ardhshme dhe në pozicionin negociues në procesin e integrimit evropian”, theksoi Spajiq në një shkresë dërguar ministrit të Policisë.

    Për dy muaj deri te shtetësia

    Shtetësia e nderit në Mal të Zi jepet ekskluzivisht në bazë të propozimit të zyrtarëve më të lartë shtetërorë.

    Në rastin e Ramajt, propozimi kishte ardhur në vitin 2023 nga kryeministër i atëhershëm, Dritan Abazoviq.

    Ligji për shtetësinë malazeze parasheh që një person mund ta fitojë atë nëse pranimi i tij ka “rëndësi të veçantë për interesin shtetëror, shkencor, ekonomik, kulturor, sportiv dhe interes të tjera të Malit të Zi”.

    Për Ramajn, arsyetimi ishte se investimet e tij do të kontribuonin në hapjen e vendeve të reja të punës dhe do të ndikonin në “zhvillimin ekonomik, financiar dhe industrial të Malit të Zi”.

    Vendimi shoqërohej me një mendim pozitiv nga Ministria e Financave.

    E gjithë procedura përfundoi brenda dy muajsh.

    Megjithatë, kryeministri aktual ka shprehur “dyshime serioze” në ligjshmërinë e fitimit të shtetësisë së nderit, duke theksuar se mendimi pozitiv i Ministrisë së Financave nuk ishte shoqëruar me analiza të veprimtarisë së tij afariste në Mal të Zi.

    “Unë konsideroj se rasti i Naser Ramajt mund të dëmtojë interesat jetike të Malit të Zi në disa nivele, sidomos nëse konfirmohet që shtetësia e nderit është dhënë pa verifikime adekuate ose mbi bazën e informacioneve të pasakta”, shkroi Spajiq.

    Rishikimi i të gjitha shtetësive të nderit

    Kryeministri Spajiq gjithashtu paralajmëroi se në ditët në vijim do të nxisë rishikimin e të gjitha shtetësive të nderit të dhëna, për të verifikuar nëse ato kanë kontribuar në hapjen e vendeve të punës, nxitjen e prodhimit dhe promovimin e Malit të Zi.

    “Nëse del se shtetësitë e nderit janë dhënë si ‘shërbime personale’ ose pa kritere të qarta, kjo minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe hap rrugë për klientelizëm dhe korrupsion politik”, theksoi ai.

    Në Mal të Zi, sipas të dhënave të Qendrës për Arsimim Qytetar, deri në fund të nëntorit të vitit 2022, ishin dhënë mbi një mijë shtetësi nderi.

    Mali i Zi në fund të po të njëjtit vit – nën presionin e Komisionit Evropian – zyrtarisht e hoqi programin e dhënies së shtetësisë ekonomike. Autoritetet më pas vazhduan të përpunonin qindra aplikime të mbetura.

    Komisioni Evropian konstatoi se kjo skemë përbënte një rrezik që lidhet me sigurinë, pastrimin e parave, shmangien e taksave, korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe se nuk ishte në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian.

    Mali i Zi planifikon të mbyllë të gjitha kapitujt negociues me BE-në deri në fund të vitit të ardhshëm dhe të bëhet anëtar në vitin 2028.

    Aktualisht ka të mbyllura më pak se 20 për qind të kapitujve. /REL

     

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me një ngritje të ndjeshme të temperaturave, si dhe me depërtimin e koncentrimeve të pluhurit...
    Lajme19 Maj 2025
    Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka deklaruar se ndërhyrja e cilitdo aktor për të zbutur tensionet...
    Lajme19 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një postim prekës me rastin e vdekjes së babait të tij. Ai ka...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Policia në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, ku...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Putin thotë se telefonata me Trump ishte informuese dhe e sinqertë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Sipas mediave shtetërore ruse, Vladimir Putin ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë...
    Lajme19 Maj 2025
    Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin. Përmes një postimi në Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.