×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Statusi i Kosovës nuk është temë e dialogut

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit – Blerim Shala, në emisionin Pressing të T7, ka folur rreth çështjes së dialogut Kosovë–Serbi dhe takimit të shefave të këtyre shteteve, Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuciq, në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.

    Shala tha se statusi i shtetit të Kosovës nuk do të diskutohet në këtë dialog.

    “Statusi i Kosovës nuk është temë e dialogut”, është shprehur Shala.

    “Nuk është rasti i njëjtë me Bosnien dhe Hercegovinën, kjo për shkak se rasti i tyre është më i komplikuar”, ka thënë Shala.

    Tutje, ai tha se as i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, nuk ka menduar se gjithçka do të rregullohet me një takim në Shtëpinë e Bardhë.

    “As Grenell nuk ka menduar se gjithçka do të arrihet me një takim në Shtepinë e Bardhë, ideja e tij ka qenë që të punohet në rrafshin ekonomik në mënyrë që Kosova dhe Serbia të afrohen në mes veti”, shtoi Shala.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Korrik 2025
    Forca e NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se po vazhdon të ndihmojë Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave në luftimin e zjarreve...
    Lajme28 Korrik 2025
    Gjykata Speciale nga data 28 korrik 2025 do të jetë në pushim veror. Kjo Gjykatë, vazhdon punën më 15 gusht 2025. Gjatë...
    Lajme28 Korrik 2025
    Kanë kaluar mbi 20 orë që kur nuk dihet asgjë për fatin e mërgimtarit i cili u hodh në Ujman ditën e...
    Të tjera
    Opinione28 Korrik 2025
    Shkruan: Bajram Gecaj Mbrëmë, në emisionin “Kallxo Përnime”, ndoqa një intervistë që më la përshtypje. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Një rrëshqitje toke e shkaktuar nga shirat e pazakonta të rrëmbyeshëm ka vrarë katër persona dhe ka lënë tetë të tjerë të...
    Sport28 Korrik 2025
    Është ende futboll vere, por te Milani muzika duket se ka ndryshuar. Dora e Massimiliano Allegrit po ndjehet dhe tifozët, që i...
    Vip28 Korrik 2025
    Këngëtarja Egli Tako ka reaguar pas kritikave që mori ditë më parë për një paraqitje të saj skenike, ku kishte kënduar këngë...
    Lajme28 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Paris Guri i cili kishte kërkuar nga ajo “t’i kthente paratë”,...
    Lajme28 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së PDK-së lidhur me moskandidimin e tij për një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.