×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Shala: Qeveria Kurti dështoi dhe abuzoi me procesin e mësimit për fëmijët në kushtet e shtëpisë

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Pas arritjes së marrëveshjes në mes të LDK-së, AAK-së, AKR-së, Nismas dhe minoriteteve për të bashkëqeverisur në qeverinë e cila pritet të formohet këtyre ditëve në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka mbetur jashtë këtij koalicioni ka mbajtur konferencë për media, raporton “Front Online”.

    Larg kësaj çështje Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Myzafer Shala nga kjo parti, në një konferencë për media ka akuzuar qeverinë në ikje “Kurti”, se ka bërë propagandë me mësimin online.

    Sipas tij gjatë mësimit online janë shfaqur fotografi të ministrit në detyrë, Arben Vitia gjë që Shala e ka cilësuar si abuzim.

    “Kjo qeveri në ikje është treguar neglizhente në procesin e arsimit gjatë kësaj periudhe. Gjatë orëve mësimore në televizion janë shfaqur reklama të ministrit në largim Arben Vitia”, ka thënë ai.

    Kritika ai ka pasur edhe për zhvillimin e mësimit në distancë, e që sipas tij nuk ofron interaktivitet.

    “Kjo është një abuzim. Mësimi në distancë është i njëanshëm. Ai në internet është më interaktiv sepse mundëson që nxënësit të kenë më shumë interaktivitet”, ka thënë Shala.

    Kjo është deklarata e plotë e z. Shala:

    Këtë konferencë shtypi po e organizojmë për të denoncuar gabimet dhe abuzimet që janë duke u bërë nga ministria e Arsimit të qeverisë së shkarkuar Kurti, me programin mësimor për nxënësit parauniversitar gjatë periudhës së pandemisë. Sikurse me të gjitha masat e tjera kundër pandemisë, kjo qeveri në ikje e Albin Kurtit është treguar e vonuar, e paaftë dhe neglizhente edhe në fushën e arsimit.

    Së pari, është e turpshme që në mesin e orëve mësimore që transmetohen nëpër televizione janë përfshirë reklama me figurën politike të ministrit të shkarkuar të shëndetësisë, Arben Vitia. Është e pakuptueshme përse duhet që udhëzime specifike me zërin dhe figurën e Arben Vitisë që janë targetuar për të rritur, të transmetohen bashkë me programe që janë të dedikuara për audiencën e nxënësve të mitur.

    Kjo është një ngarkesë e panevojshme psikosociale për fëmijët tanë si dhe një abuzim i skajshëm i propagandës politike të Lëvizjes Vetëvendosje. Së dyti, duam të denoncojmë Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, e cila po pretendon se është duke organizuar mësimin online përmes televizionit.

    Kjo është gënjeshtër, sepse në fakt ky që po organzohet nga qeveria e shkarkuar duhet quajtur mësim i njëanshëm, në distancë sepse mësimi përmes internetit është interaktiv. Mësimi interaktiv apo ndërveprues online i mundëson të gjithë nxënësve që të diskutojnë të bëjnë pyetje, të zhvillojnë ushtrime apo të marrin komente, sugjerime, detyra e vlerësime nga mësimdhënësi.

    Raporte e studime të shumta dëshmojnë se shtrirja e internetit në Kosovë përfshin 89% të popullsisë duke përfshirë këtu në mënyrë masive edhe zonat rurale. Pra Kosova i ka pasur të gjitha parakushtet që në këtë kohë pandemie të organizojë mësimi online, nëse qeveria në ikje e Kurtit do të ishte largpamëse e do të kishtë bërë përgatitjet e duhura. Së treti, vendet e tjera fqinje kanë përgatitur udhëzues për mësimin online shumë më herët ndërsa Kosova e ka përgatitur udhëzuesin “për vlersimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë” vetëm në fund të javës së kaluar. Pra 7 javë pas fillimit të pandemisë ne Kosovë.

    Kosova mjaftonte të ndiqte shembullin e Shqipërisë e cila e ka nxjerrë udhëzuesin e plotë për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në kushtetet e shtëpisë më shumë se një muaj para Kosovës, në datën 21 mars. Në vendimin e vonuar të qeverisë sonë, të datës 24 Prill mes të tjerave është vendosur që nota përfundimtare e vitit shkollor 2019-20 nuk do të jetë më e ulët se ajo e datës 11 mars 2020. Bëhet fjalë për datën kur është ndërprerë mësimi i rregullt nëpër shkolla për shkak të pandemisë.

    Me këtë vendim, qeveria në ikje po i ikën testimit të nxënësve, për të mbuluar dështimin e vetë në organizimin e mësimit në kushte shtëpie gjatë pandemisë. Kjo situatë, mua më kujton vitin 1999 kur unë kam qenë maturant, dhe nxënësit është dashur të ndërpresim mësimin në muajin shkurt për shkak të luftës. Asokohe, kur jemi rikthyer në Kosovë pas lufte, dhe u rifillua procesi mësimor, u morr vendimi që nota përfundimtare e atij viti të ishte ajo e shkurtit 1999 ngjashëm me vendimin aktual.

    Ky është një akt i ulët e i papërgjegjshëm që ka kosto të jashtëzakonshme për cilësinë e shkollimit dhe fyen të gjithë prindërit të cilën duan më të mirën për fëmijët e tyre.

     

    https://www.facebook.com/100224887998265/videos/567805880540468/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.