
Në mesin e anëtareve të bordeve të cilat i ka shkarkuar qeveria Kurti, janë edhe disa anëtarë të partisë të cilës i takon deputeti Haxhi Shala.
Në pyetje se a do të kthehen anëtarët e bordeve të cilët janë emëruar nga qeverisja e PAN-it, Shala tha se kjo çështje i takon kryeministrit të ardhshëm, i cili duhet që ta shikojë anën ligjore të shkarkimit të bordeve të cilët kanë qenë viktimë e qeverisjes Kurti.
“Kjo është një detyrë e Kryeministrit të ardhshëm dhe Qeverisë së ardhshme dhe qeveria me kujdes duhet të vepron në këtë fushë a duhet të kthehen apo nuk duhet të kthehen, për mendimin tim nuk është mirë të kthehen, por të krijon borde të cilat e avancojnë organizatën në qoftë se ndonjë ndërmarrje ka pasur bord të mirë, por është shkarkuar për qëllime politike pse të mos kthehen, por jo të kthehen të gjitha pasi që ne e dimë se cilat borde kanë punuar, si në rastin e drejtorit të KEK-ut i cili ka punuar mirë ,pse të mos kthehet ai ose disa sekretarë të ministrive të cilat janë shkarkuar pa të drejtë”, tha ai për Front Online.
Shala i Nismës: Avdullah Hoti duhet t’i jap arsyet pse është rritur numri i Ministrive