
Drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta, u pyet edhe sa i përket mundësisë së karantinimit të deputetit Behgjet Pacolli dhe ofrimit të kushteve më të veçanta.
Ai tha se nuk është i thirrur të komentojë se kush mund të karantinohet këtu, por që siguroi se kushtet do të jenë të njëjta për secilin person dhe se nuk do të ketë trajtim ndryshe.
“Ne ofrojmë kushte të njëjta për secilin që vjen këtu. Nuk ka kushte të veçanta për askënd dhe trajtohen në mënyrë të njëjtë”, tha ai.
Ai bëri të ditur se deri më tani kanë kaluar nëpër karantinë mbi 900 persona dhe shumica prej tyre kanë qenë pa COVID-19.