×
  • Lajme
  • Lajme

    Sfeçla: Aksioni i Karaçevës ishte planifikuar në Qeverinë Kurti – intervenimi ka qenë i pashmangshëm

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Xhelal Sfeçla nga Lëvizja Vetëvendosje, ka komentuar aksionin e Policisë së Kosovës në Karaçevë, në të cilën u arrestuan 35 persona, 12 prej të cilëve ishin zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

    Sfeçla fillimisht ka përgëzuar Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Policisë dhe institucionet e tjera të angazhuara në hetimin dhe realizimin e aksionit të mbrëmshëm në Karaçevë.

    Ai ka përmendur Karaçevën si problem që ishte disktuar në Qeverinë Kurti, e që sipas tij i lindur shumë kohë më parë.

    “Nga ky operacion, por edhe para tij, kanë lindur shumë pyetje e qëndrime të cilat po i ndaj me opinionin publik. Një problem i lindur shumë kohë para ardhjes së Qeverisë Kurti në shkurt 2020, e që ka filluar të hetohet nga prokuroria para më shumë se një viti, nuk do të mbyllet për një ditë. Puna e Prokurorisë e më pas Gjykatës me gjetjen e të gjithë përgjegjësve të përfshirë në këtë veprimtari të organizuar kriminale, prej lojërave të bixhozit, prostitucionit, kontrabandës e rrezikimit të sigurisë së përgjithshme deri te përfshirja e zyrtarëve policorë, duhet të vazhdojë”, thotë Sfecla.

    Ish-zëvendësministri i MPB-së, ka treguar se kërkesën e Agim Veliut, si ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kurti e kishte refuzuar pasi kishte konsideruar se si pa përgatitje për Karaçevën, që sipas tij s’do të kishte sukses.

    “Qeveria Kurti nga fillimi është zotuar e angazhuar për luftë ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Rasti i Karaçevës ka qenë në vëmendjen e Kryeministrit Kurti dhe gjithë Qeverisë, përfshirë ish ministrin. Qasja që ka mbizotëruar ka qenë se planifikimi dhe parapërgatitja e duhur është parakusht për sukses. Posaçërisht për çështje komplekse si rasti i Karaçevës. Kjo ka qenë edhe kërkesa e qartë dhe pa ekuivoke e Kryeministrit Kurti drejtuar ish Ministrit Veliu por edhe ndaj meje pas shkarkimit të tij”.

    Sfeçla shton se duke qenë në dijeni për Karaçevën, pasi ka marrë detyrën si U.D i ministrit të MPB-së, ka folur me drejtonin e PK-së Rashit Qalaj, KFOR-in e instanca të tjera për të intervenuar, duke shtuar se ka mbizotëruar vullneti për vazhdimin e aktiviteteve përgatitore deri në momentin e intervenimit të pashmangshëm.

    “Me qëllim të planifikimit të duhur por edhe parandalimit të çfarëdo vështirësie apo të papriture, kam takuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, z. Malokun, UD kryeshefin e IPK Z. Zuka, Drejtorin e PK z. Qalaj dhe komandantin e KFOR-it Gjeneral Risi. Tek të gjithë palët përgjegjëse ka mbizotëruar vullneti për vazhdimin e aktiviteteve përgatitore deri në momentin e intervenimit të pashmangshëm për çrrënjosjen e këtij problemi aty ku e ka burimin dhe jo vetëm aty ku i duken pasojat”, tha ai.

    “Këto përgatitje që u përmendën më lart kanë vijuar paralelisht me menaxhimin e situatës së rënduar për menaxhimin e gjendjes së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë. Menaxhim për të cilin u jam falënderues pafundësisht të gjithë atyre burra e grave nga radhët e policisë që bënë gjithçka mundën që vendi ynë mos të gjunjëzohej siç u ndodhi dhjetëra vendeve në botë”, shtoi ai.

    Sipas tij, rrëzimi në Kuvend dhe më pas vendimi i Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese ndali vijimin e qeverisjes Kurti, që do ta ndalte çështjen e Karaçevës.

    Sa i takon operacionit në Karaçevë përkundër ndërhyrjes së suksesshme, ai thotë se çështja nuk ka përfunduar.

    “Tashmë ka informacione të besueshme se plani është dekonspiruar ende pa filluar ndaj dhe shumica e kazinove ndryshe nga ç’pritej, kanë qenë të mbyllura. Është detyrë e institucioneve të zbulojnë se si dhe nga kush ka ndodhur ky dekonspirim.

    Krerët e kësaj veprimtarie të organizuar kriminale duhen zbuluar. E veçanërisht pritet që proceset për ta mos të cenohen gjatë zhvillimit.

    Policia duhet të vazhdojë prezencën atje për të parandaluar çdo tendencë për veprimtari të jashtëligjshme në të ardhmen.

    Sigurisht që për të gjithë opinionin publik deklarimet në Kuvend dhe jo vetëm se veprimtari të tilla të jashtëligjshme dhe objektet e tyre janë ndërtuar gjatë Qeverisë Kurti, pra prej shkurtit 2020, janë qesharake nëse nuk do të ishin dashakeqe. Prokuroria vetëm se e konfirmoi që hetimi për to i ka të paktën një vit, pra 2019 jo 2020”, ka shkruar ai në fund.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.