×
  • Lajme
  • Lajme

    Sfarqa i sigurt se Hoti do të jetë kryeministër

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa, ka thënë se janë të bindur se tentimi i tyre për të krijuar një qeveri të re do të rezultojë me sukses pas 29 majit, kur edhe skadon pezullimi i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

    Megjithatë, ai tha se LDK-ja ka respektuar vazhdimisht aktgjykimet e Kushtetueses dhe njëjtë do të bëjnë edhe kësaj radhe.

    “LDK edhe para njoftimit për pezullimin ka qenë e vendosur që të respektojë çfarëdo vendimi që bie Gjykata Kushtetuese. LDK konform dekretit që ka shpallë presidenti ka propozuar kandidatin për kryeministër dhe ka përfunduar marrëveshjet e koalicionit. Nënshkrimi i 61 deputetëve ka treguar që LDK i ka votat për krijimin e qeverisë së re, por do të presë deri në vendimin përfundimtar të GJK-së”, tha Sfarqa.

    Sfarqa në Klan Kosova ka thënë se nuk kanë asnjë arsye për t’u nxituar derisa shprehet i bindur se janë në të drejtë të Kushtetutës për të formuar qeverinë në krye me Hotin.

    “Ne s’kemi asnjë arsye për të pasë një nxitim eventual. Gjykata Kushtetuese konform dinamikës së vet dhe kompetencave që ka do ta vlerësojë se kur do ta merr vendimin përfundimtar që të sugjerojë apo predikojë se si do të jetë vendimi. Kosova ka nevojë për qeveri të re dhe më të gjerë që synime për lëvizje të lirë, për integrim në BE në mënyrë që të bëhet edhe pranimi i Kosovës edhe në OKB”, tha ai.

    “Me rëndësi është që ka gatishmëri nga i tërë spektri politik në Kosovë, por edhe nga përfaqësuesit institucionalë që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. S’kanë nevojë të komentohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ajo e jep vendimin e fundit”.

    Sfarqa tha se është plotësisht optimist që Avdullah Hoti do të jetë kryeministri i Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.