×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Të presim ç’do të ndodh në Washington

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Profesori amerikan i “John Hopkins University” dhe eksperti për çështjet që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, thotë se do të jetë i lumtur nëse vërtetë në takimin e 27 qershorit në Washington mes Kosovës dhe Serbisë do të diskutoheshin problemet ekonomike mes dy shteteve.

    Kështu ka thënë Serwer kur u pyet rreth temave që do të diskutohen në Shtëpinë e Bardhë.

    “Do të jem i lumtur të shoh që fokusi i takimeve në Washington të jenë çështjet ekonomike, barrierat tregtare jotarifore si dhe gjithashtu marrëveshjet ‘teknike’ të pa implementuara në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Ju duhet t’i pyesni presidentët nëse ata janë duke udhëtuar për një qëllim të tillë. Grenell thotë se po.”, ka thënë Serwer.

    Esperti amerikan ndërkohë e sheh si shprehje të vullentit të mirë për ndërtim të mirëbesimit, faktin që Kosova dhe Serbia kanë hequr dorë nga disa qëndrime dhe synime të tyre në prag të udhëtimit në Washington.

    Sipas tij, Serbia do të duhej të lobonte për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare në rast se dëshiron të tregojë fqinjësi të mirë.

    “Supsendimi i kampanjës së çnjohjeve dhe ajo rreth kërkimit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare janë veprime për ndërtimin e mirëbesimit me pak pasoja, përderisa është thënë që do të zgjasin deri në takimin (e Washingtonit). Nuk mendoj që zgjatja e tyre do të ishte një ide e mirë. Nëse Serbia dëshiron të demonstroj fqinjësi miqësore, duhet të sponzorizojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka shtuar tutje profesori amerikan për Express.

    I pyetur rreth takimit të Vuçiqit me Vladimir Putinin në Moskë një ditë para udhëtimit për në Washington dhe rreth asaj nëse zhvillimet paraprake demantojnë deklarimet e Grenellit për një “Takim për Ekonomi” në Shtëpinë e Bardhë, Serwer thotë se për një gjë të tillë duhet pyetur Vuçiq.

    Derisa shton se rreshtimi në anën e Moskës kundër Perëndimit nuk është asgjë e re dhe se është një taktikë klasike e Serbisë që megjithatë thotë se e pengon drejt anëtarësimit në BE.

    “Ju duhet ta pyesni presidentin Vuçiq. Ai vazhdimisht po e ben të qartë që nuk do të braktisë rehatinë e tij me Putinin në favor të një radhitje krahas Perëndimit. Loja me Moskën kundër Perëndimit është një sjellje klasike mbrojtëse që do të parandalojë Serbinë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

    Sa i përket deklartave të fundit të Grenell se ideja për korrigjim të kujfijve ishte politikë e John Bolton dhe jo e presidentit Trump, Serwer thotë se mbase një qëndrim i tillë tregon që emisari i Trump e ka kuptuar që lëvizja e kufijve dhe ndarja e Kosovës ishte ide e keqe.

    Megjithatë thotë se duhet pritur të shihet se çfarë do të ndodh në takimin e 27 qershorit në Washington, meqë sipas tij adminsitrata e Trump nuk shquhet për thënien e të vërtetës.

    “Unë mendoj që ndoshta Grenell e ka kuptuar që ndarja ishte një ide e keqe, e që do të ishte mirë nëse është e vërtetë. Por e vërteta nuk është vlerë e kësaj administrate. Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë prodhon takimi në Washington”, ka përfunduar Serwer.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur sot në Prishtinë presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili po qëndron për vizitë...
    Lajme14 Maj 2025
    Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar ashpër ndaj situatës alarmante me grumbullimin...
    Lajme14 Maj 2025
    Një person është arrestuar në rrugën “Fatmir Ratkoceri” në Ferizaj, pasi ishte i kërkuar nga gjykata. Sipas policisë, i arrestuari G.Xh., 17-vjeç,...
    Të tjera
    Lajme14 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrat e 14 majit 1999, ku mbi 120 civilë shqiptarë u vranë nga forcat...
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se dështimi për të arritur një paqe të drejtë që respekton integritetin territorial...
    Lajme14 Maj 2025
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se është takuar me shefen e Misionit për...
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Sali Berisha doli në një konferencë për mediat duke thënë se PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e...
    Lajme14 Maj 2025
    Nesër nga ora 10:30 do të mblidhen sërish deputetët e zgjedhur në tentativën e 16’të për ta konstituar kuvendin. Kuvendi e ka...
    Sport14 Maj 2025
    Sesa i rëndësishëm është, kjo dihet prej kohësh. Gjithsesi, Mirlind Daku ka arritur nivele ndikimi të pamenduara më parë tek Rubini në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.