×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia e paralajmëron arrestimin e Thaçit, përfshijnë edhe Kushnerin në trafikim të organeve

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Kryediplomati i Serbisë, Ivica Daçiq, në një intervistë për Happy TV ka paralajmëruar konfirmin e aktakuzës për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për rolin e tij si lider politik i UÇK-së.

    Ai ka vazhduar të insistoj në trafikimin e organeve nga UÇK-ja, për të cilin ka thënë se nuk mund ta bënin pa ndërkombëtarët, duke thënë se pa Kushnerin, kjo absolutisht nuk do të ishte e mundur.

    Në pyetjen nëse e ka ditur Thaçi në parim, edhe pse ishte shumë bashkëpunues dhe ka pasur mbështetjen nga qendrat e ndryshme të fuqive, që do të përfundojë në burgun e Hagës si kriminel lufte, Daçiq ka thënë se është çështje ditësh kur Thaçi do të arrestohet si kriminel lufte.

    “E keni situatën kur Dik Marti filloj të flasë për të gjitha këto. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera perëndimore nuk kanë pasur rrugëdalje. Edhe është dashur që të sjellin diçka për t’u dukur që ato në të vërtetë e duan drejtësinë. Dhe atëherë u mor vendimi që të formohet kjo Gjykatë Speciale. Por, kjo Gjykate Speciale është gjykate ndërkombëtare në kuptim që ajo gjendet në Hagë dhe që gjykatësit dhe prokurorët janë të huaj. Atë e ka themeluar Kosova dhe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ata i kanë detyruar për një gjë të tillë. E tani çka po ndodh kohëve të fundit. Ata tani kuptuan që gjërat mund të jenë serioze. Sepse, ata menduan që nuk do t’i prekin ata, ata janë konstruktiv, etj. Gjatë disa javëve dhe muajve të fundit kemi përpjekje të dukshme të Prishtinës që të bëhet rishqyrtimi i asaj që ata kanë sjellë. E para ishte kërkesa që ata ia kanë dërguar Pompeos. Dmth ata i kanë shkruar Pompeos dhe kërkuan që të anulohet që gjykata të jetë në Holandë, por të jetë në Kosovë. Që dëshmitarët e mbrojtur të vriten. Ata këtë e kërkuan nga Shtetet e Bashkuara Amerikane. E dyta është folur edhe publikisht, Osmani si kryeparlamentare e tha që ka iniciativa të fshehta për ndryshimin e Kushtetutës për ta hequr atë nga korniza kushtetuese”, ka thënë Daçiq.

    Ai ka shtuar, duke thënë se tani për tani ekziston propozim aktakuzë kundër Thaçit dhe askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk po kontakton me të, por, sipas tij, është më së e qartë që çështje ditësh është kur Hashim Thaçi do të jetë i arrestuar.

    “Ne tani jemi në fillim të një dukurie të re dhe ajo është që një gjykatë po i gjykon shqiptarët për krime të bëra kundër serbëve. Ato janë krime të tmerrshme. Nuk dua të flas vetëm për të rrëmbyerit, të zhdukurit, bëhet fjalë për disa mjëra njerëz. Shumica prej tyre kanë qenë pas ardhjes së NATO-s dhe KFOR-it. Gjithashtu e keni një situatë, të mos flas për tregti me organe. Kombet e Bashkuara kanë punuar në këto raste, por ato kurrë askush nuk i ka proceduar. Por, kjo tregtia me organe nuk ka qenë e realizueshme pa komunitetin ndërkombëtar. Kujtohemi kur Bernard Kushner, fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, kryetari i mjekëve pa kufi në Kosovë, kur e pyetën për tregti me organe, ai buzëqeshi. Pa të, kjo absolutisht nuk do të ishte e mundur”, ka thënë ai. /Front Online/

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.