×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbia dëbon dy shtetas shqiptarë, reagon Tirana zyrtare

    FrontOnline
    23 Janar 2025

    Dy shtetas të Shqipërisë, pjesëtarë të shoqërisë civile që po merrnin pjesë në një seminar në Beograd, janë ndaluar dhe larguar nga territori i Serbisë.

    Ndaj këtij veprimi, ka reaguar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë, e cila sot ka thirrur në ambientet e veta Ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukçeviq.

    “Gjatë takimit u transmetua keqardhja dhe shqetësimi serioz për ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë marrë pjesë në një seminar në Beograd”.

    “Ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë”, u tha në reagimin e MEPJ-së së Shqipërisë.

    Kjo Ministri kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra.

    U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

    “Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd”, u theksua në reagimin e MEPJ-së shqiptare.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Takimi në Zyrën Ovale midis presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, po vazhdon ende. “Ukraina ka rënë...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Komisionerja e Bashkimit europian për Zgjerimin Marta Kos, tha sot në Tiranë se Shqipëria ka ecur vërtet shumë mirë në rrugëtimin drejt...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Në Shqipëri partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 11 majit për 140 vende në parlament kanë përmbyllur mes diskutimesh dhe debatesh...
    Të tjera
    Lajme13 Mars 2025
    Prishtinë- Për shkak se mbrojtja e të akuzuarve nuk ishte pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, është ndëprerë seanca fillestare të...
    Vip13 Mars 2025
    Me siguri këtë nuk e prisnit! Kelly dhe Egli Tako bashkojnë forcat për një projekt të ri muzikor. “Ti” mban titullin bashkëpunimi...
    Lajme13 Mars 2025
    Dogana e Kosovës ka konfiskuar 1 mijë e 108 goma, të cilat një kompani emri i së cilës nuk është bërë i...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Komisionerja e Bashkimit europian për Zgjerimin Marta Kos, tha sot në Tiranë se Shqipëria ka ecur vërtet shumë mirë në rrugëtimin drejt...
    Lajme13 Mars 2025
    Doktori i cili sot përjetoi një moment paksa tensionues gjatë vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Klinikën Interne të QKUK-së, është hematologu,...
    Sport13 Mars 2025
    Wayne Rooney mendon se ish-skuadra e tij, Manchester United, duket e humbur dhe e frikësuar në fushë, duke shtuar se dhjetë deri në pesëmbëdhjetë lojtarë duhet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.