Takimi në Zyrën Ovale midis presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, po vazhdon ende.
“Ukraina ka rënë dakord, në varësi të asaj që po ndodh sot, për një armëpushim të plotë dhe ne shpresojmë se Rusia do të bëjë të njëjtën gjë”, komentoi Trumpi ndodhitë e fundit, pasi presidenti rus, Vladimir Putin ishte i pajtimit që lufta të përfundonte, por me mjete paqësore.
Tutje, Trumpi tha se lufta në Ukrainë është një “kosto e madhe për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera”.
Nga ana tjetër, Rutte e përshkruan sasinë e anëtarëve të NATO-s që rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes gjatë javëve të fundit si “marrëzi”.
E Trumpi shtoi se ai “po merr sinjale të mira jashtë Rusisë”, duke shtuar se “shpresojnë se ata do të bëjnë gjënë e duhur”.