×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri, listat e kandidatëve për deputetë nxisin debate

    FrontOnline
    13 Mars 2025

    Në Shqipëri partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 11 majit për 140 vende në parlament kanë përmbyllur mes diskutimesh dhe debatesh listat e kandidatëve për deputetë.

    Ndërsa socialistët synojnë të rifreskojnë shumicën dërrmuese të grupit të tyre parlamentar, koalicioni i gjerë opozitar i udhëhequr nga Partia Demokratike, ka ruajtur bërthamën e grupit të saj, duke ofruar vende të sigurta dhe për aleatët kryesorë.

    Vëzhgues të zhvillimeve politike në vend, shohin me shqetësim ndikimin mbizotërues të kryetarëve të partive në këtë proces.

    Janë 11 subjekte zgjedhore, parti e koalicione, të cilat dorëzuan, në KQZ, në përmbyllje të afatit ligjor, listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e pritshme politike.

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një koment për Zërin e Amerikës, mbi procesin e hartimit të listave nga partitë, u shpreh se vëren një zbehje të nivelit të brendshëm të demokracisë.

    “Ne shohim forma autoritare, dhe jo liberale e demokratike në mënyrën se si bëhet përzgjedhja e kandidatëve. Duket se ka një propagandë për publikun kur thuhet se janë zgjedhur përmes platformave ose garës që zhvillohet mes anëtarëve por të dhënat e deritanishme treguan që kandidatët më të votuar nga anëtarët e partive u tërhoqën. Edhe për kandidatët që u votuan nga platformat nuk pati transparencë se si u ndërtuan këto platforma dhe si u zhvillua procesi i përzgjedhjes, apo sa vota mori secili prej kandidatëve që shprehu interes për të qenë pjesë e këtyre platformave”- argumentoi për Zërin e Amerikës Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

    Në listën e kandidatëve të PS, vihet re se ka një përpjekje për të ripërtërirë me 50% grupin parlamentar.

    Vetëm 16 deputetë ose 21% e grupit janë përfshirë në listat e mbyllura ose të sigurta, më shumë se 30% nuk janë pjesë e listave dhe afro 45% bëjnë pjesë tek listat e hapura, ku pjesa dërrmuese rrëzikojnë të humbasin për shkak të garës së fortë, për pak vende.

    Vetëm në qarkun e Tiranës, në listën e hapur nga e cila mund të dalin 6 mandate, sipas rezultateve të vitit 2021, janë në garë 37 emra, nga të cilët 16 janë ministra dhe deputetë aktualë me karrierë politike.

    Nga ana tjetër PD, në një koalicion të gjerë partish duket se është përpjekur të ruajë në lista në një masë të konsiderueshme bërthamën e grupit parlamentar, dhe gjithashtu t’u sigurojë dhe aleatëve, disa vende si në listën e mbyllur ashtu dhe në atë të hapur. Një e treta e listës së mbyllur në Tiranë i është lënë aleatëve.

    Në listat e sigurta të PD figurojnë 16 deputetë aktualë të PD ose gati 30% e grupit parlamentar dhe në ato të hapura 8 të tjerë, ose 15% e grupit.

    PD në këto zgjedhje shkon pas disa zhvillimeve të rëndësishme në radhët e saj. Përplasjet e gjatë brenda saj prodhuan realitete të reja politike, që do të garojnë më vete më 11 maj.

    “Argumenti kryesor i PS në hartimin e listës është nevoja e kalkulimit elektoral dhe maksimalizimit të votës. Kjo do të thotë se PS ka krijuar një grup parlamentar të sigurt me përbërje nga administrat publike pa profil publik dhe ka vendosur të ketë garë për të gjithë politikanët e karierës. Tek PD ka ndodhur e kundërta. Qëllimi kryesor ka qenë sigurimi i mandateve që janë deri diku rrethi i afërt i kryetarit Berisha dhe i njerëzve të besuar të kryetarëve të partive politike”- thotë për Zërin e Amerikës Afrim Krasniqi, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike.

    Në analizat mbi përmbajtjen e listës së kandidatëve të PD njohës të zhvillimeve politike po i kushtojnë vëmendje ndikimit që pati në këtë listë rezultati i primarëve, ku anëtarësia dha pëlqimin e vet.

    “Patëm befasi disa prej më të votuarve në primare, si Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku në Tiranë apo Dashnor Sula në Elbasan nuk u përfshinë në listat e mbyllura, por natyrisht që në qarqe të tjera u përfshinë. Primaret në aq pak kohë sa u organizuan nuk mund të quhen primare të mirfillta, që të paraprihen nga debati politik, por ishte më tepër një garë emrash dhe një detyrim statutor”- shprehet për Zërin e Amerikës Ilir Kalemaj, politolog.

    Si Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i PD në opozitë Sali Berisha në qëndrime gati të njëjta, i vlerësuan ekipet përkatëse të përzgjedhuara për garën elektorale të 11 Majit, kur thanë se janë zgjedhur me kujdes, janë përfaqësuese dhe cilësore.

    Megjithatë politologët vënë re me shqetësim përqendrimin e vemendjes tek listat dhe debati rreth tyre

    “Kemi dy realitete parelele. Kemi rastin e PS e cila nuk ka program përveç angazhimit për integrimin në BE, pra nuk kemi program apo bilanc për qeverisjen. Ndërkohë nga ana e PD kemi një program i cili është prezantuar, për bujqësinë, arsimin, shëndetësinë e kështu me radhë, por vëmendja nuk është përqendruar tek programi, apo tek mungesa e programit tek pala tjetër, por tek listat”- vijon Z. Kalemaj.

    Përtej debatit mbi listat, në vigjilje të kësaj fushate, vëzhguesit e politikës janë të mendimit se vëmendja duhet të shkojë tek ofertat e partive, dhe ndikimin që ato duhet të kenë në orientimin e votës tek qytetarët. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një gjykatës federal ka bllokuar administratën Trump nga ndërmarrja e çdo hapi të mëtejshëm për mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar....
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Në orët e para të së dielës ndodhi një tragjedi në Koçan të Maqedonisë së Veriut. 59 persona vdiqën, ndërkaq përreth 150...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arteve në Bern, të ardhurat e grave bien me 28%...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si dhe reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi,...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Top Channel bën me dije se...
    Lajme18 Mars 2025
    Fundi i mandatit për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po përcillet edhe me një gjobë nga Agjencia për Informim...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi sapo ka njoftuar se e pamja për...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike...
    Kronika18 Mars 2025
    Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.