Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi takohet me përfaqësues të Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot është takuar me përfaqësues të sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit, ku përfshihet edhe kërkesa e tyre për kompensim shtesë mbi pagën bazë në betejën kundër pandemisë COVID-19.

    “Sot gjatë ditës takova sindikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës me të cilët diskutuam për shqetësimin e ngritur për anashkalimin që po i ‘u bëhet për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore në betejën kundër pandemisë COVID-19”, ka deklaruar ministri Selimi.

    Gjatë këtij takimi, Selimi është njoftuar edhe me propozimet e Sindikatës lidhur me Ligjin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    “Si ministër u zotova që shqetësimet e tyre do t’i adresojmë së bashku deri në arritjen e rezultateve të dinjitetshme për ShKK-në”, theksoi ai.

    Selimi tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës gjatë pandemisë ka punuar me kapacitete të plota, ku sipas tij, vendimet e tyre parandaluese kanë treguar rezultat.

    “Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe Sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë”, deklaroi ministri Selimi.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2023
    Disa barnatore në Pejë shitën barna pa banderola, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara. Për këtë arsye, dje është bërë kontrollimi...
    Lajme23 Mars 2023
    Kosovarët mund ta paguajnë më shtrenjtë për 15 % rrymën që do të shpenzojnë nga 1 prilli e andej. Kaq është përqindja...
    Lajme23 Mars 2023
    Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të mërkurën, i cili e pranoi publikisht që...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Shenjtë të Ramazanit. Kurti ftoi për bamirësi e solidaritet....
    Lajme23 Mars 2023
    Një përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në shkollën e mesme “Adem Gllavica” në Lipjan. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Të paktën pesë emigrantë afrikanë kanë vdekur dhe 28 të tjerë janë zhdukur pasi një varkë u mbyt pranë Tunizisë. Ata po...
    Lajme23 Mars 2023
    Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme do të votojë sot edhe një herë për liberalizimin e...
    Lajme23 Mars 2023
    As pas 11 muajve, Blerim Isufaj nuk ka marrë “aminin” që i duhet për t`u emëruar Kryeprokuror i ri i Shtetit. Çështja...
    Lajme23 Mars 2023
    Shqipëria është goditur nga disa tërmete në orët e para të së enjtes. Tërmeti i parë u regjistrua rreth orës 2:09 me...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.