×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi kujton 5 vjetorin e votimit të Speciales: Thaçi thoshte se do ta pastroj UÇK’në

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, ka bërë një postim në Facebook, me rastin e 5 vjetorit të votimit të Gjykatës Speciale.

    Ai ka thënë se edhe pas 5 viteve, VV ka të njëjtin qëndrim. Derisa citon disa fjali të presidentit Thaçi, kur ai si kryeministër thoshte se Gjykata Speciale pastron UÇK-në.

    Ky është postimi i plotë i Selimit:

    5 VJET PAS VOTIMIT TË GJYKATËS SPECIALE

    Sot, më 3 gusht 2020, u bënë 5 vjet nga dita kur u ndryshua Kushtetuta e Kosovës në Kuvend për t’i bërë vendin e shtruar rrugën Gjykatës Speciale.

    Sot, 5 vjet më vonë, ne Lëvizja Vetëvendosje, kemi të njëjtin qëndrim. Por, a thua çfarë mendimi kanë sot ata deputetë (veteranë të luftës) që e votuan specialen atë ditë? Po vetë ai që e solli në Kuvend, kryeministri i atëhershëm (presidenti aktual Thaçi) që i detyronte deputetët që ta formojnë këtë gjykatë, çka mendon sot?

    Nuk besoj që mendojnë njëjtë, sidomos presidenti që duket se nuk ka besuar që edhe ai vetë do të “bie në minat e veta”.

    Thaçi si kryeministër, atëherë thoshte së Gjykata Speciale e pastron UÇK-në. A mendon edhe sot ai se thirrja e tij në Hagë e pastron UÇK-në? Ai thoshte atëherë se kjo gjykatë do të merret vetëm me individë e jo me me luftën e UÇK-së. A u përgjigj atje si individ pra?

    Askush nuk mund t’ua shlyejë kujtesën qytetarëve që ishin dëshmitarë kur para 5 vitesh ne i paralajmëruam ata që e VOTUAN, e që sot e VAJTOJNË faktin se ekziston kjo gjykatë.

    Po OVL-ja, a ekzistonte edhe në vitin 2015? Sa ditë protestoi aso kohe? Madje njoh shumë të tillë që në ditën kur u votua kjo gjykatë ata nuk i prishen as pushimet në Durrës të sponsorizuara nga Qeveria. Po ata deputetë që thonin atëherë që vota për Specialen është qëndrim i partisë? Cili është sot qëndrimi i asaj partie që iu ftua edhe lideri në Hagë?

    Atje, nuk do të doja ta shihja asnjë luftëtarë të UÇK-së. As ata që kanë qëndruar larg vijave të frontit. Por Gjykata Speciale ka edhe kontribuesit, sponsorizuesit dhe përgjegjësit e saj.

    Çka mbillet – korret.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.