Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu ka thënë se po politizohet me çështjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe.
Sadriu ka thënë se xhamia në Prishtinë është donacion i besimtarëve islamë në Turqi.
”Nuk është donacion i Qeverisë turke, ta keni të qartë. Ky është donacion i besimtarëve të Turqisë, të cilët për një tubim i kanë tubuar 50 milionë euro. Siç kemi mbledhur ne për Shqipërinë në rastin e termetit. Është një projekt që po financohet nga qytetarët besimtarë. Mos e politizoni, sepse është donacion i pastërt i besimtarëve islamë të Turqisë”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Sadriu po ashtu shtoi se po manipulohet me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan pasi i njëjti ka ndërtuar xhami edhe në Amerikë e Gjermani.