×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Së paku gjashtë policë afganë të vrarë nga sulmet e talibanëve

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Të paktën gjashtë pjesëtarë të policisë afgane janë vrarë gjatë dy sulmeve të talibanëve.

    Incidenti i parë ndodhi në provincën e Kandaharit, ku tre pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane u vranë dhe rreth 20 persona tjerë u plagosën pas shpërthimit të një bombe, e cila ishte e vendosur në një kamion.

    Sulmi i dytë ndodhi në provincën Ghazni. Zyrtarët thanë se një bombë e vendosur në rrugë vrau tre pjesëtarë të sigurisë, përfshirë shefin e policisë së rrethit Dayak.

    Shefi i policisë po inspektonte pikat e kontrollit herët në mëngjes kur ndodhi sulmi, sipas zëdhënësit të guvernatorit të provincës, Wahidullah Jamazada.

    Talibanët kanë marrë përgjegjësi për të dy sulmet.

    Qindra anëtarë të forcave të sigurisë dhe civilë të Afganistanit janë vrarë javët e fundit.

    Talibanët kanë vazhduar me sulme në të gjithë vendin.

    Presidenti afgan, Ashraf Ghani, më 6 korrik paralajmëroi se fluksi i dhunës paraqet një kërcënim “serioz” për procesin e paqes me talibanët.

    Një marrëveshje paqeje e nënshkruar nga talibanët dhe Shtetet e Bashkuara në muajin shkurt, bën thirrje për negociata të drejtpërdrejta midis grupit militant dhe qeverisë së mbështetur nga Perëndimi në Kabul që synojnë t’i japin fund luftës gati dy dekadëshe në Afganistan.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, ku një grua nën ndikimin e alkoolit e ka përplasur disa...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë propozimin e armëpushimit 30 ditor. Macron ka nënvizuar se ka...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....
    Lajme14 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.