Së paku 16 pjesëtarë të forcave të sigurisë në Afganistan janë vrarë në sulmet që dyshohet se u kryen nga taliabnët.
Ministria e Mbrojtjes tha se së paku tetë ushtarë u vranë pas shpërthimit të një kamioni bombë nga një sulmues vetëvrasës në provincën Maidan Ëardak të hënën. Për më tepër, kjo ministri njoftoi se nëntë ushtarë të tjerë janë plagosur në këtë sulm.
Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm, ndonëse sulme të ngjashme në të kaluarën janë kryer nga talibanët dhe militantët e ISIS-it, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Disa orë më herët, një zyrtar afgan tha se së paku tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë në një sulm tjetër në pjesën veriore të vendit.
Këto sulme erdhën në kohën kur talibanët i kanë shpeshtuar operacionet e tyre, sidomos në pjesën veriore të Afganistanit, ku forcat qeveritare janë më të shfaqura.