×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK-u “pajtohet”: Mësimi fillon më 18 janar, por mund të ketë edhe greva

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Mësimi në shkolla për gjysmëvjetorin e dytë pritet të fillojë me 18 janar ashtu siç është paraparë, raporton Front Online.

    Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë, Ramë Likaj gjatë ditës.

    Por si duket edhe Sindikata e Bashkuar e Bashkuar e Arsimit, Teknologjisë dhe Kulturës (SBAShK) ka rënë dakord për këtë gjë.

    “Edhe Këshilli Drejtues i SBAShK-ut në mbledhje ne djeshme ka analizuar të gjithë situatën dhe ka vendosur që mësimi do të vazhdoj më 18 janar, perioda e dytë”, ka thënë Jashari për Front Online .

    Mirëpo sipas kryetarit të saj, Rrahman Jashari, nuk janë zbrapsur nga kërkesa për nënshkrimin e kontratës kolektive dhe shtesën prej 100 euro për punëtorët e arsimit, për rrezikimin e shëndetit në punë nga Covid-19.

    “Por ne jemi në pritje dhe jemi duke komunikuar dhe këshilli drejtues ka autorizuar kryesinë dhe kryetarin, dh ene mbesim te dy kërkesat e tona dhe opsioni i grevës ka mbetur i hapur. Ne jemi në pritje që ministri Likaj ta tregoj vullnetin e mirë dhe ta nënshkruaj kontratën kolektive… jemi të sigurt që do ta nënshkruaj”, ka thënë ai për Front Online.

    Ndonëse nuk vendosin afate për t’u realizuar kërkesat e tyre, Jashari shprehet i bindur se nëse nuk realizohet kërkesa, viti shkollorë do të fillojë me probleme.

    “Këshilli Drejtues nuk ka vendosur afat të prerë duke i dhënë hapësirë dialogut” , ka thënë Jashari për Front Online.

    Ditëve të fundit SBAShK-u “kërcënonte” se nëse nuk përfillen kërkesat e tyre atëherë do ta bojkotojnë procesin mësimorë./Front Online/

     

     

     

     

     

     

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.