×
  • Lajme
  • Lajme

    Samiti virtual i Parisit pritet t’i japë dinamikë të re dialogut

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Pikërisht pas një viti vonesë, sot pritet të mbahet Samiti i Parisit për t’i dhënë mbështetje politike dialogut Kosovë-Serbi. Ani pse virtualisht dhe në distancë dy liderët evropianë, Merkel dhe Makron pritet t’i japin shtysë dhe dinamikë të re rikthimit në tavolinën e bisedimeve mes shteteve fqinje më 12 korrik në Bruksel. Megjithëkëtë, nga njohësit politikë po vlerësohet se aty nuk do të ketë diçka konkrete për palët në arritjen e një marrëveshje finale.

    Hulumtuesi i politikave në organizatën Demokraci për Zhvillim, (D4D), Visar Xhambazi thotë për KosovaPress se në samitin e sotëm fokusi do të jetë në krijimin e modaliteteve praktike për dialogun.

    “Ky samit virtual besoj që është një lloj fokusi i Berlinit, përkatësisht kancelarja, Merkel dhe presidentit francez, Makron që t’i jap fuqi politike shtytëse dialogut që pritet të rifillojë dy ditë më vonë. Për shkak se nuk kemi pasur bisedime për më shumë se dy vite, fokusi kryesor do të jenë krijimi i modaliteteve praktike në mënyrë që të shihet se si të vazhdohet tutje”, thotë ai për KosovaPress.

    Këtë samit, analisti politik, Albinot Maloku po e sheh si vazhdimësi të samitit të Berlinit një vit më parë. Ai nuk pret diçka konkrete nga ky samit për Kosovën.

    “Takimi i Parisit është vazhdimësi e takimit të Berlinit. Është një insistim i presidentit Markon dhe kancelarja Merkel që të ketë një konkretizim hapash nga BE-ja në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mund të jetë një yvyrtyrë ky takim në mundësinë e konkretizimin e hapave të mëtutjeshëm. Aktualisht nuk shoh ndonjë diçka të veçantë dhe të prekshme për Kosovën”, thotë Maloku.

    Ndërkaq, Jeta Krasniqi nga KDI-ja thotë se ky samit do të rikonfirmojë mbështetjen evropiane karshi dialogut Kosovë-Serbi.

    “E dimë që të premten pritet të ketë një samit i cili prapë do të ndërmjetësohet nga ana e presidentit Makron, po edhe kancelarja gjermane Merkel dhe këto të dyja duket sikur një mbështetje për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili tashmë do të ndërmjetësohet dhe do të vazhdojë ndërmjetësimi nga përfaqësuesi i lartë po edhe nga emisari special Lajçak”, thotë ajo.

    Më 27 qershor në Uashington ka dështuar rikthimi në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si pasojë e propozim-aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Ndërsa këtë të diele kryeministri, Avdullah Hoti pritet të takohet me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel./kp/

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani në SHBA deklaroi se Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në shtator të 2020-ës mes Kosovës dhe Serbisë, është zbatuar....
    Lajme12 Korrik 2025
    Qendra Korrektuese e Dubravës, ka njoftuar se është përmbyllur me sukses procesi i korrje-fshirjes së grurit, i cili është kultivuar nga të...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i...
    Të tjera
    Sport12 Korrik 2025
    Liverpooli do të tërheqë nga përdorimi fanellën me numër 20 në nder të sulmuesit Diogo Jota, i cili vdiq tragjikisht në një...
    Lajme12 Korrik 2025
    Para stacionit policor në Lipjan u zhvillua sot protestë për Agon Zejnullahun, 27-vjeçari që vdiq në orët e para të 7 korrikut....
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologen e tij të Koresë së Veriut, Choe Son-hui në qytetin bregdetar Wonsan...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputeti më i ri i LDK-së, Paris Guri në emisionin “Weekend” në Klan Kosova foli për eksperiencën që pati në foltoren e...
    Lajme12 Korrik 2025
    Para stacionit policor në Lipjan po zhvillohet protestë për Agon Zejnullahun, 27-vjeçari që vdiq në orët e para të 7 korrikut. Vëllai...
    Lajme12 Korrik 2025
    Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Arton Muhaxheri për Front Online, tha se largimi i bizneseve tregon se Kosova ka probleme serioze me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.