×
  • Ekonomi
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Samiti i BE-së: Një dramë evropiane, 1.8 bilionë euro dhe 22 miliardë për Kroacinë

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Pas një samiti maratonik, krerët e Bashkimit Europian janë marrë vesh për pakon financiare që do të ndihmojë vendet e goditura nga kriza pas përhapjes së pandemisë. Samiti filloi të premtën në orën dhjetë paradite dhe mori fund të martën në orën 05:31. U negociua 91.5 orë.

    Si duket rezultati? Shpjeguar thjeshtë: vendet e pasura të BE-së përkrahin vendet e pjesës jugore dhe juglindore të BE-së, të cilat janë më shumë të goditura nga kriza. Fondi për ndihmë dhe buxheti i BE-së (2021-2027) arrijnë shumën marramendëse prej 1,8 bilionë euro. Fondi për ndihmë është 750 miliardë euro i lartë. Në vend të 500 miliardë grante të pakthyeshme dhe 250 miliardë kredi, tani do të paguhen vetëm 390 miliardë euro grante.

    Kjo për shkak të kundërshtimit të “katër kursimtarëve” (Suedisë, Holandës, Danimarkës dhe Austrisë), por edhe Finlandës. Në këto vende mbretëron kjo bindje: pse të paguajmë për shtetet e tjera që nuk qeverisen mirë (si Italia, Spanja, Kroacia etj.)? Natyrisht që mund të argumentohet kështu, por kjo është gjysma e së vërtetës. Duke përkrahur vendet e Europës jugore dhe juglindore BE ruan tregun e përbashkët.

    Nga ky treg më së shumti përfitojnë vendet e Europës veriore. Një shembull: nëse një zejtar apo arsimtar spanjoll, italian, portugez apo kroat i ka punët keq, ai s’mund të blejë një veturë gjermane apo një kamion suedez. Nëse s’mund të bëjë këtë blerje, atëherë firma gjermane apo suedeze gjendet në vështirësi të mëdha. Rrjedhimisht, ndihmat e BE-së janë edhe në interesin e shteteve të pasura. Këtë e ka kuptuar edhe Gjemania si shteti që paguan më së shumti në arkën e BE-së.

    Kroacia, për shembull, do të përfitojë 22 miliardë euro nga pakoja më e re financiare e BE-së. Me ndihmat e saj BE siguron fuqinë blerëse në vendet e prekura më shumë nga kriza.

    Gjithë ky pazar mund të krahasohet kushtimisht me Jugosllavinë e dikurshme: Sllovenia dhe Kroacia si republikat më të zhvilluara ankoheshin se po e “mbanin” jugun dembel (Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën).

    Kjo ishte, natyrisht, gjysma e së vërtetës. Lubjana dhe Zagrebi paguanin në fondin e federatës për pjesët më pak të zhvilluara dhe si shpërblim mund të shisnin prodhimet në tregun e përbashkët mbarëjugosllav. Kështu shtresa e hollë e mesme në Kosovë mund të blinte frigoriferë sllovenë apo çokollata të Krashit të Zagrebit.

    Koncepti është pak a shumë i njëjtë dhe në BE – me një dallim të madh: Jugosllavia nuk ishte shtet demokratik, BE është union shtetesh demokratike, ku secili shtet ka të drejtë të vetos. Kjo e bën të zorshëm gjetjen e kompromiseve, por model më të mirë se BE nuk ka tani për tani.

    BE u kushton vendeve anëtare rreth 140 miliardë euro në vit. Gjermania në buxhetin e BE-së merr pjesë me 30 deri 35 miliardë euro në vit. Çka fiton? Një treg të përbashkët me gjysmë miliardë banorë. Vetëm në vitin 2019 në këtë treg Gjermania ka eksportuar mallra e shërbime në vlerë prej 777 miliardë euro. Nga ky treg ka importuar 631 miliardë euro. Dallimin mund ta llogarisë secili.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.