×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sali Berisha reagon pasi zv-kryeministrja Balaj kërkoi pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Të shumta kanë qenë kërkesat e institucioneve të Kosovës, për heqjen e taksës në Rrugën e Kombit.

    E fundit që ka kërkuar në Tiranë nga qeveria shqiptare, pezullimin e taksës është zv/kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj. Kjo e fundit në takimin e zhvilluar të hënën në Tiranë më zv/kryeministrin Erion Braçe ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të pezulloj për dy muaj, deri më 15 shtator taksën në Rrugën e Kombit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Ndaj kësaj kërkese ka reaguar ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në rrjetin social në “Facebook” ka dhënë një këshillë miqesore për qeverinë e Kosovës.

    Ai ka thënë se heqja e taksës antikombëtare në Rrugën e Kombit kërkojeni aty ku u vendos që sipas tij, është bërë në Beograd.

    Postimi i plotë i Sali Berishës:

    Nje keshille miqesore per qeverine e Kosoves!

    Heqjen e takses antikombetare ne rrugen e Kombit kerkojeni aty ku u vendos ne Beograd.

    Taksen e vendosi Zografi Bis me urdher te Beogradit ne kuadrin e luftes se ftohte te Tiranes kunder Prishtines.

    Viktime e ketij urdheri rane edhe rrethet e veriut, Kukesi, Hasi dhe Tropoja, te cilat Zografi Bis ne traditen e tij aterore i urren per vdekje.

    Ne keto tre rrethe investimi i vetem qe Zografi Bis ka bere hedhjen e asfaltit ne 10 km te segmentit te fundit te rruges B Curri – Valbone, ne te cilat ishte hedhur stabilizanti.

    Me falni harrova edhe aeroportin e Kukesit por ate e kishte vetem ne 3D. sb

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.